HomeNë fokus

Sadriu: nuk do të lejoj që Partia Demokratike Shqiptare të mbaj epitetin e “UZURPATORIT” “

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit në Shtëpinë e Kulturës „ Abdullah Krashnica“ në Preshevë, Kujtim Sadriu, i ka bërë thirrje publike për një takim

Si po rëndohet gjendja e arsimit shqip në Luginë?
Arifi: “Ditët e gjykatës” meritë e APN-së
“Bujanoci si Las Vegasi”

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit në Shtëpinë e Kulturës „ Abdullah Krashnica“ në Preshevë, Kujtim Sadriu, i ka bërë thirrje publike për një takim kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare(PDSH), Ragmi Mustafa, me qëllim të zgjidhjes së çështjes së hapsirave të cilat ky subjekt i shfrytëzon në kuadër të shtëpisë së kulturës.

Sadriu ka sqaruar se ka javë tëra që, me anë të postës, ka kërkuar nga Mustafa një takim por që nuk ka marrë një përgjigje.

Pasi i drejtohet me epitete të ndryshme, prej profesori, etj, Sadriu ia ka bërë me dije Mustafës se nuk do të tolerojë që prona publike të uzurpohet.

Ftesa publike e Kujtim Sadriut:

FTESË PUBLIKE KRYETARIT TË PDSH-së

I nderuari profesor universitar dhe njëherit kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare prof. dr.Ragmi Mustafa

Pasi që ju dërgova një ftesë përmes postës, edhe pse prita më shumë se tri javë që do të tregoni një nivel të kulturës dhe do ti përgjigjeni ftesës time pozitivisht, Ju nuk u paraqitët!

Unë Ju prita duke pasur parasysh se keni kontribuar për shumë vite në arsimin e mesem dhe tani edhe ate universitar, keni edukuar dhe mësuar shumë gjenerata se si duhet ti shërbejnë vendit dhe ruajtur interesin shoqërorë.
Në cilësinë e UD së drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” Ju ftova dhe prap po Ju ftoj publikisht për një takim, për të diskutuar në lidhje me shfrytëzimin e hapsirave të këtij objekti nga partia që Ju drejtoni.

Zoti profesor, prap po ju them se, ditën, orën dhe vendin e takimit vendoseni kur do që jeni i lirë në afat prej 7-të ditëve.

Ju kujtoj se më shumë se gjysmën e zemrës e kam PDSH. Ju e dini se PDSH nuk ka qenë vetëm parti, por ka qenë lëvizje në Kauzën Kombëtare, ku për këtë më së miri dëshmojnë anëtarët e kryesisë së atëhershme deri në vitin 1999, të cilët janë në arrati.

Adaj profesor, nuk janë problem hapsirat e Shtëpisë së Kulturës, por problem është që nuk do të lejoj që Partia Demokratike Shqiptare të mbaj epitetin e “UZURPATORIT”, profesor!

Uroj që ftesën time do ta merrni në konsideratë dhe miqësore e ti përgjigjeni pozitivish.
Në pritje të përgjigjes suaj!

Me shumë respekt,
Kujtimi

 

COMMENTS