Homeinterviste

Hill: Shqiptarët e Luginës problemet e tyre duhet t’i zgjidhin me Beogradin

Intervistë me Ambasadorin e SHBA në Serbi, Christopher R. HILL Në këtë intervistë, Ambasadori Hill  flet për problemet e shqiptarëve në Luginë,

KKSH: Na është ulur buxheti
Pajaziti: Kujt dhe sa milionë dinarë borxhe u fali Komunalia?
Rreth 732.000 euro për shqiptarët e Luginës nga Qeveria e Kosovës

Intervistë me Ambasadorin e SHBA në Serbi, Christopher R. HILL

Në këtë intervistë, Ambasadori Hill  flet për problemet e shqiptarëve në Luginë, implementimin e planit „7 pikësh“, braktisjen e vendit nga të rinjtë, investimet amerikane, mundësinë e konflikteve të armatosura, këmbimin e territoreve, ndryshimin eventual të politikës amerikane ndaj Ballkanit pas zgjedhjeve në këtë shtet, etj.

Intervista është realizuar nga redaktori, Jeton Ismaili.

FOLonline: Shkëlqësia Juaj, gjatë këtyre dy ditëve jeni takuar ose e keni në plan t’i takoni drejtuesit e institucioneve lokale, subjekteve politike, veçmas atyre shqiptare por edhe përfaqësuesit e Trupit Kordinues.

Në çka konkretisht ata patën vërejtje dhe a i sugjeruat se si t’i zgjidhin problemet?

Hill: Kur vi në Luginë të Preshevës, unë më tepër i dëgjoj njerëzit se sa flas, për shkak se problemet e tyre janë komplekse, kështu që përpiqem sa më mirë ti kuptoj. Kur flitet për planin „7 pikësh“ për të cilin thuhet se nuk ka aq përparime në realizimin e tij, unë përpiqem të dëgjoj dhe kuptoj me kujdes se ku qëndron problemi, ndërsa këshilloj se lidhur me këtë do duhej drejtuar Beogradit e jo dikujt tjetër. Për këtë duhet biseduar me  Qeverisë apo parlamentin dhe në këtë mënyrë të zgjidhet ky problem.

Kisha diskutime të mira se si dëshirojnë shqiptarët ta shohin ardhmërinë e tyre.

Unë do mundohem ti ndihmojë njerëzve këtu rreth zhvillimit ekonomik, arsimit… dua të kem miq këtu..

NUK KA RECIPROCITET DHE NDRYSHIM TË KUFIJVE

FOLonline: Përmendët se përfaqësuesit e shqiptarëve duhet të diskutojnë me Beogradin rreth realizimit gë planit „7 pikësh“, por marrë parasysh se kanë kaluar mëse 10 vjet që kur Qeveria e ka aprovuar këtë plan të cilin nuk po e implementon, pa marrë parasysh se shqiptarët kanë pas përfaqësues edhe në parlament si dhe kanë diskutuar me qeveritarët, a mendoni se Beogradi nuk ka vullnet politik ta implementoj këtë plan dhe se a mendoni se duhet një implikim i Bashkësisë Ndërkombëtare në mënyrë që ai të realizohet?

HIll: Vullneti politik në Beograd ekziston por gjithësesi kanë shumë punë. Ka shumë gkëra për të cilat duhet angazhuar njëkohësisht.

Dua të them se jam mik i Serbisë dhe se dua të jem në kontakt me Beogradin për të ndihmuar që të ketë progres më të madh.

Nuk jam për të bër një listë dhe për të notuar se si po punon qeveria serbe, po bën punë të mira ose jo, por të shoh se çka mund të ndihmoj unë, marrë parasysh se ky rajon ndodhet në një pozitë të mirë gjeografike. Kur shikoni këto përparësi vërtet mendoj se gjërat do të përmirëoshen më shpejt.

FOLonline: Kur shohim se ky plan po ngec apo shumë ngadal po implementohet, përfaqësuesit shqiptarë gjithnjë e më shumë po angazhohen për recprocitet midis pozitës së serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë. Mendoni se kjo mund të jetë një lloj zgjidhjeje?

HIll: Jo. Sigurisht se jo. Sepse problemet në Luginë duhet të zgjidhen këtu e jo të krahasohen me problemet në ndonjë vend tjetër.

Implenentimi i planit „7 pikësh“ është një piknisje e mirë, andaj jam këtu të shoh se ku është problemi, pse kemi ngadalësim, të njihem shumë më mirë se ku është problemi.

Problemet e ngjashme sikur këto në Luginë ka në tërë Evropën, kështu që duhet shikuar se si të zgjidhen ato konkretisht.

FOLonline: Para ca vitesh në rajonin tonë janë dëgjuar disa ide për këmbimin e territoreve, sidomos kur në pushtet ishte presidenti Thaçi. Thuhej se një ide të tillë e përkrahte edhe administrata e presidentit Tramp përmes të dërguarit të posaçëm, Riçard Grenell. A mendoni se një ide e tillë herdokur do të riaktualizohet dhe a është zgjidhja mu aty?

HIll:Në ditët e sotme, ku do në botë, ndrrimi i territore është shumë i rrallë. Madje edhe aty ku ndodh ndryshimi, problemet vazhdojnë, ngase nuk është problemi te territoret por te njerëzit.

Që kur jam këtu nuk kam dëgjuar nga njerërz serioz apo njerëz në funksione serioze të kenë folur për këmbimin e territoreve. Ajo për të cilat flitet është „plani 7 pikësh“, si të implementohet ai, si të sillen investimet këtu, si të hapen kufijt, si ata kufij ti bashkojnë njerëzit e jo ti largojnë.

Këtu njerëzit jetojnë pranë njëri tjetrit dhe është me rëndësi që ata të prosperojnë së bashku për një jetë më të mirë.

 

FOLonline: Marrëveshja e Ohrit Kosovë -Serbi shumë ngadal po implementohet. Poashtu edhe formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe ka ngecur…Çka nëse në fund Kosova dhe Serbia pajtohen për këmbimin e territoreve? A do të ishte kjo e pranueshme për SHBA-në?

HIll: Nuk kam dëgjuar ndonjë diplomat të jap përgjigje për çështejet hipotetike. Nuk dua të merrem me këtë. Përmendet marrëveshjen e Ohrit, edhe dialogun në Bruksel.. Shihni..elementet e zgjidhjes janë në tavolinë. Të dyja palët duhet të fokusohen në to në mënyrë që të gjejnë zgjidhjen e jo të imagjinojnë ndonjë zgjidhje magjike.

FOLonline: Përmendët rëndësinë strategjike të rajonit tonë. Në mungesë të investimeve nga shteti por edhe nga kompanitë e huaja të rinjtë po e braktisin vendin. Çfarë duhet bërë një njerëzit të mbesin këtu?

NJERËZIT NUK LARGOHEN NGA VENDLINDJA VETËM PËR ARSYE EKONOMIKE POR EDHE PËR POLITIKE

Hill:Problemin e ikjes së të rinjve e kanë shumë vende, jo vetëm Serbia.

Për çka njerëzit ikin nuk është në pyetje vetëm arsyeja ekonomike, mund të jetë edhe ajo politike, ndoshta arsimimi për fëmijët e tyre.. Para ca vitesh isha me detyrë në Poloni dhe në trend ishte braktisja alarmante e vendit dhe mendonim si do të jetë ardhmëria e Polonisë nëse kjo dukuri vazhdon. Por, kur sot i shikoni të dhënat demografike numri i popullsisë atje është rritur.

Çdo lider politik, secili qark akademikë duhet ti shikojë arsyet pse njerëzit po e braktisin vendin dhe të gjejnë zgjidhje për këto.

Them se jo vetëm aryeja ekonomike por edhe ajo politike ndikon në ikje, andaj i përket liderëve politikë të hartojnë strategji për të parandaluar ikjen.

FOLonline: Qeveria e juaj nga konflikti i armatosur në këtë rajon, në vitet 2000-2001 ka investuar. A do të vazhdojnë investimet edhe më tej dhe në cilat sfera?

Hill: SHBA-të janë mjaft të interesuara për këtë rajon por nëse shihni vendet tjera në botë, ka shumë vende në interesin tonë.

Por, intersimi i SHBA-së për këtë rajon do të vazhdojë nëse njerëzit këtu orientohen kah Perëndimi.

Por nëse orientimi është kah Lindja, SHBA-të nuk pajtohen më këtë.

 

FOLonline: Kur po e përmendni Lindjen apo Perëndimin, thuhet se Serbia akoma nuk është e vendosur. Shumë diplomatë të huaj janë të mendimit se presidenti Vuçiq po qëndron në dy karrige. A mendoni se kjo po e stagnon Serbinë për inkuadrim në BE dhe institucionet tjera, psh në NATO?

Hill:Nuk do t’isha lëshuar shumë në konstatimet midis Lindjes dhe Perëndimit. I takon popullit në Serbi të vendos në cilin drejtim do të shkoj. Vie një moment tek kombet, sikur se tek individi, kur duhet të jeni të qartë për veten por edhe për të tjerët se në culën rrugë duhet të shkoni.

Duke shëtitur nëpër Serbi, duke takuar njerëzit kam krijuar bindjen se kultura e Serbisë është më e përafërt me atë perëndimore, andaj besoj se ata do të orientohen nga ky drejtim.

Të shtoj edhe atë se Serbia po bën mirë që po zhvillon raporte të mira me vendet e Lindjes së afërt, Azizë..asgjë ska këtu të keqe. Por nuk është këtu esenca, esenca është orientimi. Siç thash, esencialisht populli serbë veten e sheh në Perëndim.

 

NUK BESOJ SE DO TË KETË KONFLIKTE TË ARMATOSUTA NË KËTË RAJON

FOLonline: Marrë parasysh përvojën tuaj, si e shihni aspektin e sigurisë në këtë rajon. Ishim dëshmitarë se çfarë ndodhi vjeshtën e kaluar në veri të Kosovës…Kur kihen parasysh implikimet e huaja, sidomos ato të Rusisë, a mendoni se rreziqe për sigurinë mund të paraqiten edhe në të ardhmen, jo vetëm në Kosovë, por edhe këtu në jug të Serbisë apo diku tjetër?

Hill: Nuk besoj se situata të tilla mund të përsëriten. Do të thosha se rasti i Banjskës ishte i tmerrshëm si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.

Besoj se me përpjekjet e përbashkëta në rajon mund të ndikohet që raste të këtilla mos të përsëriten.

Mendoj se duhet të vie momenti që Serbia të mendojë se cila është metoda më e mirë që ajo ti mbrojë interesat dhe sigurinë e vet.

Ka shumë serbë të cilët duke iu referuar ndodhive të para 25 vjetëve i përjashtojnë marëdhëniet e mira me NATO-n.

Nuk i përket një diplomati të jap këshilla por mendoj se mënyra më e mirë është përfshirja në diçka që quhet sistemi i përbashkët i mbrojtjes.

Kur po afrohet 25 vjetori i atyre ndodhive do të ketë shumë përkujtime, por përveç atyre mendoj se duhet menduar edhe për ardhmërinë.

PA MARRË PARASYSH REZULTATET E ZGJEDHJEVE, AMERIKA NUK E NDRYSHON QASJEN NDAJ BALLKANIT

FOLonline: Meqë po i përmendni datat, këtë fundvit do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në shtetin tuaj. Mendoni se rezultatet e tyre mund të ndikojnë në qasjen e SHBA-së ndaj Ballkanit Përëndimor?

Hill: Asnjëherë s’përzihem në punët e brendshme të SHBA-ve. Kemi shumë përvojë se si mund të ndikojë politika e brendshme në atë të jashtme. Gjithnjë me kujdes të shtuar shikohet se cilat janë interesat e shtetit tonë. Nuk më përket mua të flas se çfarë mendojnë kandidatët për këtë. Ndoshta këtë do t’ua thoshte ndonjë diplomat tjetër.

Ne jemi shtet i madh, kemi përvojën e duhur në arenën ndërkombëtare dhe do të thoja se edhe shumë gjatë do të jemi në të.

FOLonline: Natyrisht se ka diplomatë tjerë por gjithnjë është kënaqësi kur bisedohet me amasadorin Hill. Faleminderit për kohën. Ju dëshirojmë gjitha të mirat.

Hill: Faleninderit edhe nga ju.

Intervista në video përmbajtje: 

https://www.facebook.com/100063547690283/posts/pfbid0sZbES68UqHLMdfT3Aa4tyFaigQkSD4Suobm2VqviRS4Rm5PieDNo8CfThudsNZ1yl/

 

COMMENTS