HomeNë fokus

Mustafi: Dyfishim i Fondit për Luginën

Kryetari i OP të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, është takuar sot në Prishtinë me zv/ kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Pas

Arifit i shlyhet postimi i “Ditëve të Lleshit”, akuzon njohësit serb të kibernetikës
Ambasadori i OSBE: Tërrnocasit duhet të dalin në rivotim që shqiptarët të kenë deputetin e tyre
Shërbimi i zjarrëfikësve: Zjarri në Corroticë ende nuk është lokalizuar, ekipet janë akoma në terren

Kryetari i OP të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, është takuar sot në Prishtinë me zv/ kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Pas takimit, Mustafi është shprehur se është marrë zotimi nga ekzekutivi kosovar se do të dyfishohet Fondi për Luginën dhe se do të preken më tepër grupe nga 450 persona që janë përfshirë deri më tash në realizimin e projekteve.

Postimi i Mustafit:

DYFISHIM TË FONDIT PËR LUGINËN

Në kuadër të komunikimit të rregullt me Zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, e informuam për dinamikën e re në Luginën e Preshevës, përfshirë angazhimin e mbi 450 shqiptarëve me mbështetje financiare nga RKS🇽🇰.

Bashkëbiseduam për mundësitë e reja dhe morëm zotimin për të realizuar jo vetëm buxhetin e planifikuar, por edhe mundësinë e dyfishimit të këtij fondi me hapjen e programeve të reja financimi! Mundësi e madhe për më shumë barazi dhe drejtësi sociale për shqiptarët e Luginës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është jetik për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit shqiptar në Luginë. Funksionimi i tij nuk mund të rrezikohet nga asnjë axhendë që synon shuarjen e këtij institucioni!

Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe motivuar për horizontet e reja për shqiptarët e Luginës. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të bërë ndikimin pozitiv! 💪🇽🇰🇦🇱

COMMENTS