HomeKronikë

Arrestohen përgjegjësit e “Komunalisë”

"Me urdhër të Departamentit të Posaçëm për Luftimin e Korrupsionit të Prokurorisë së Lartë në Nish dhe në vazhdim të aksionit të përgjit

LPD e gatshme për zgjedhje
APN: Keqpërdorimet e qeverisjes Sinani dhe shuma enorme të shpërdoruara nga buxheti i komunës
K.K.”Besa” mbanë provimin më masovik deri më tash

“Me urdhër të Departamentit të Posaçëm për Luftimin e Korrupsionit të Prokurorisë së Lartë në Nish dhe në vazhdim të aksionit të përgjithshëm për shuarjen e korrupsionit në vend, pjesëtarët e MPB-së arrestuan A. H. (58), ish-kryetar i Organit të Përkohshëm. të Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalia” në Bujanoc dhe R. H. (58), person përgjegjës në të njëjtën ndërmarrje komunale, për shkak të dyshimi se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Serbisë për 18 milionë dinarë”, njoftoi MPB.

Siç theksohet në komunikatën për media, i dyshuari A.H  si person përgjegjës i OP “Komunalia” në periudhën prej 10 gusht 2016 deri më 20 korrik 2020, dhe së bashku me po ashtu të dyshuarin R.H., nga 20 korrik 2020 deri në fund të vitit 2022, 339 personave fizikë dhe dy personava juridikë i ka shlyer borxhet për shërbime komunale të ofruara në bazë të parashkrimit, pa u paraqitur në ndërkohë asnjë padi në gjykatën kompetente në mënyrë që parashkrimi të ndërpritet.

“Duke kryer vepra penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare, A.H. dhe R.H. ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Serbisë për 18.036.444 dinarë.

Pas arrestimit, është bërë e ditur zyrtarisht, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente, ku do të vazhdojë procedura penale kundër tyre.”, thuhet në komunikatë

COMMENTS