HomeNë fokus

Dështon formimi i qeverisjes në KKSH, priten Masat e Përkohshme

(Foto gjatë verifikimt të mandateve) Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare, pjesëmarrëse në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, nu

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Termi “Lugina e Preshevës” na u soll nga Amerikanët (Pjesa 33)
Afër 7000 të infektuar për një ditë në Serbi
Mustafa: Nuk e fsheh identitetin politik

(Foto gjatë verifikimt të mandateve)

Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare, pjesëmarrëse në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, nuk kanë arritur të formojnë shumicën qeverisëse në këtë institucion.

Dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe një muaj pas verifikimit të mandateve, nuk është arritur të krijohet shumica e domosdoshme prej të paktën 8 anëtarëve të KKSH-së që do të siguronte një mandat të funksionimit katërvjeçar.

Për në orën 22:00, lista zgjedhore e Partisë për Veprim Demokratik-PVD kishte ftuar një seancë por asaj nuk iu është përgjigjur asnjë përfaqësues i listave tjera zgjedhore.

Një përpjekje për të kaluar ngërçin e formimit të koalicionit qeverisës gjatë ditës kishte provuar edhe kryministri i Kosovës Albin Kurti.

Megjithatë, edhe kjo tentativë rezultoi pa sukses.

Në takimin e ftuar moren pjesë liderët e të gjitha subjekteve garuese në zgjedhjet për KKSH, me përjashtim të atyre të Alternativës për Ndryshim e cila nuk kishte një ftesë të tillë.

Pas verifikimit të mandateve, në seancën e mbajtur një muaj më parë, partitë politike kishin shprehur qëndrimet e tyre përmes kumtesave për opinion.

PVD ishte shprehur se duhet të rrespektohet parimi i fituesit të zgjedhjeve në mënyrë që kryetari i këtij organi t’i takojë këtij subjekti politik në një koalicion të zgjeruar por për APN-në.

Të parin e KKSH-së e kërkoi edhe LPD me insistimin se nuk do të lëshojnë pe edhe po mbetën në opozitë.

PD kërkoi që të ruhet parimi i qeverisjes si në nivelin e pushtetit lokal të Bujanocit.

PDSH kërkoi rrespektimin e parimit të shumicës.

Ndërkohë, pasi doli në sipërfaqe se PVD nuk do të arrijë të sigurojë shumicë qeverisëse, APN me anë të një kumtese ftoi subjektet për konsulta( me përjashtim të PVD-së) rreth formimit të shumicës.

Edhe ky subjekt politik nuk pati sukses në këtë drejtim.

Meqë tashmë ka dështuar krijimi i qeverisjes, ministri i Ministrisë për pakicat dhe dialogut shoqëror do ta emërojë kryetarin e Organit të Përkohshëm dhe katër anëtarë të tij, të cilët për 60 ditë do të udhëheqin me KKSH-në.

Për shkak të ndryshimeve të Ligjit, gjatë katër viteve në vijim mund të mos ketë zgjedhje direkte por vetëm sipas së sistemit të elektorëve në bazë të nënshkrimeve të grumbulluara.

Në zgjedhjet e 13 nëntorit, radhitja e forcave politike në KKSH ishte:

PVD dhe APN nga 5 këshilltarë, LPD dhe PD nga dy këshilltarë dhe PDSH 1 këshilltar.

Bashkësia etnike shqiptare është  e vetmja në Serbi e cila nuk ka arritur t’i zgjedh organet e Këshillit të vet Kombëtar.

 

COMMENTS