HomePolitikë

APN: Qeveria e Serbisë emëron udhëheqës të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin e PVD-së.

Komunikatë për media Qeveria e Serbisë emëron udhëheqës të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin e PVD-së. Në traditën dekadore të bas

Komunalia me makineri shtesë fal IPA fondeve
Bujanoci me kryeshef të ri të administratës lokale, me komision të ri për projekte nga sporti, me xhirollogari të re devizore….
Takim me tensione në Preshevë, për një moment Arifi i PD-së del nga kontrolli

Komunikatë për media

Qeveria e Serbisë emëron udhëheqës të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin e PVD-së.

Në traditën dekadore të bashkëpunimit mes PVD-së dhe qeverive të Serbisë, normalisht ka rrjedhur edhe vendimi mbi emërimin e atij që ka mohuar më herët se do të emërohet kryetar i Organit të Dhunshëm.

Pas shumë muajve deklarata patriotike nga PVD, se nuk do të udhëheqin me Organin e Përkohshëm në KKSH, pasi gjithmonë e kanë quajtur Organ të Dhunshëm, sa herë që bëhej fjalë që dikush tjetër pos tyre të jetë në krye të këtij institucioni, me thirrjen e fundit nga Beogradi, pranuan të udhëheqin me KKSH-në.

PVD në bashkëpunim me keqqeverisjen e VV-së, mbajti peng pozitën e udhëheqësit për muaj me radhë, duke tentuar përvetësimin e asaj pozite, duke u thirrur mbi parimin e të parit. Kjo, mori kuptim kur erdhi thirrja nga Beogradi, thirrje së cilës i’u përgjigj si gjithmonë vetëm PVD.

Ftesën e kryeministres, Ana Brnabiq për vendosjen në mënyrë të dhunshme të parin e KNSH-së padyshim PVD në krye me Shaip Kamberin, Ardita Sinanin e Ragmi Mustafin, e pranoi me kënaqësi, pasi vetëm kështu mund të kamuflonin zhvatjen e fondit 1.2 milion euro të Qeverisë së Kosovës dhe jo vetëm. Skandal ky, për të cilin masa e gjerë është e njoftuar hollësisht.

ALTERNATIVA për Ndryshim, me kauzën e madhe për rikthimin e dinjitetit institucionit që përfaqëson shqiptarët, ka deklaruar me kohë se nuk do të jetë pjesë e një organi të dhunshëm dhe një qeverisjeje të imponuar nga direktivat serbe. Me këtë, kandidati Levent Ridvan Qazimi, nuk ka pranuar të jetë pjesë e udhëheqjes së re të cilën e përcakton çdokush tjetër pos sovranit.

Institucioni që bartë vlera kombëtare, të cilat me vite janë zbehur si rezultat i bashkëpunimit me strukturat e qeverisë së Serbisë, meriton rikthim të dinjitetit dhe përfaqësim që lufton diskriminimin e shqiptarëve dhe JO MË qeverisjen e politikanëve hipokrit që ditën bashkëpunojnë me Kosovë dhe natën me Serbinë!

Shërbimi për Informim
ALTERNATIVA për Ndryshim

COMMENTS