HomeNë fokus

Arifi: “Ditët e gjykatës” meritë e APN-së

Kryetari i komunës së Preshevës, njëkohësisht edhe kryetar i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka kujtuar sot aktivitetet e subjektit që

Fillon shpërndarja e teksteve falas për parashkollorët
Pushkë automatike në varrezat e Bujanocit
Nevzad Lutfiu kandidat i LPD-së për kryetar të KKSH-së

Kryetari i komunës së Preshevës, njëkohësisht edhe kryetar i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka kujtuar sot aktivitetet e subjektit që ai drejton për rikthimin e gjykatës në këtê qytet.

Postimi i Arifit:

Alternativa është themeluar me vizionin e Ndryshimit, me qëllimin për t’u qëndruar pranë qytetarëve në çdo problematikë të çdo sfere.

Një nga kërkesat e para me të cilën jemi ballafaquar ka qenë kthimi i gjykatës së tërhequr nga regjimi serb. Një çështje kjo, të cilën partitë e vjetra me bojkotin e censusit në 2011, vetëdijshëm patën shkaktuar masën diskriminuese të qeverisë për ta tërhequr gjykatën.

Ndër prioritetet e qeverisjes sonë të mirë, në luftën kundër diskriminimit ndëretnik, që nga viti 2016 zunë fill iniciativa konkrete, veçanërisht në lidhje me largimin e Gjykatës nga qyteti i Preshevës.

Peticioni i vitit 2015, udhëhequr nga Forumi Rinor i ALTERNATIVËS, si nismë e mbarë për realizimin e kthimit të gjykatës, ka rezultuar i suksesshëm padyshim.

Tani, po bëhet 1 vit që Preshevës i janë kthyer “Ditët e Gjykatës”, si ditë të hapura për çështjet e qytetarëve; njëherit dhe një lehtësim i madh për trajtimin e lëndëve, pa qenë të obliguar të udhëtojnë në Bujanoc apo gjetiu.

Ne po vazhdojmë të punojmë, që çdo gjë që na e kanë marrë padrejtësisht, t’ia kthejmë Preshevës me dinjitet, në plotni.

COMMENTS