HomeNë fokus

Hill në Bujanoc me Arifin dhe Kamberin

Ambasadori i SHBA në Serbi, Kristofer Hill,  ka takuar sot në takime të ndara në Bujanoc kryetarin e kësaj komune Nagip Arifin dhe deputetin popul

FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE NË LETOVICË
Mustafi: Dyfishim i Fondit për Luginën
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐊𝐒𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈s.

Ambasadori i SHBA në Serbi, Kristofer Hill,  ka takuar sot në takime të ndara në Bujanoc kryetarin e kësaj komune Nagip Arifin dhe deputetin popullor Shaip Kamberin.

Postimi i Nagip Arifit:

Sot pata kënaqësinë që të pres Ambasadorin e SHBA-së në Beograd Sh.T. Christopher Hill, me të cilin biseduam për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend, por edhe për zhvillimet rajonale, me theks të veçantë rreth Marrëveshjes së Ohrit.

E njoftova ambasadorin Hill rreth diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, duke u nisur nga pasivizimi i adresave, mos integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore, mosnjohja e diplomave nga Republika e Kosovës, deri te mos interesimi i Qeverisë serbe për ta zhvilluar këtë rajon ekonomikisht.

Nga ana tjetër, Sh.T. ambasadori Hill premtoi se këto çështje do t’ia adresojë presidentit Vuçiq dhe kryeministres Bërnabiq. Gjatë bisedës elaboruam edhe pika të Marrëveshjes së Ohrit, ku ambasadori Hill përkrahë këtë marrëveshje dhe do të insistojë që të implementohet sa më parë.

Postimi i Shaip Kamberit:

Kënaqasi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇸, SH.T. Christopher Hill.

Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam.

Konferenca për media e Ambasadorit Hill:

Video: https://fb.watch/jxzgK7uG9l/

 

 

COMMENTS