"Dega e PVD-së në Bujanoc, në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar mbi rëndësinë e Regjistrimit të popullësisë i cili fillon me 1 Tetor dhe zgjat
“Dega e PVD-së në Bujanoc, në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar mbi rëndësinë e Regjistrimit të popullësisë i cili fillon me 1 Tetor dhe zgjatë deri me 30 Tetor dhe ka kërkuar nga të gjithë angazhim maksimal, thuhet në kumtesën e këtij subjekti politik.
“Temë e mbledhjes së sotme kanë qenë edhe zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të planifikuara për 13 Nëntor.
Në koordinim me Degët në Preshevë dhe Medvegjë, Partia për Veprim Demokratik deri në fund të kësaj jave do ta rrumbullaksoj përpilimin e Listës së PVD për zgjedhjet e 13 Nëntorit”, përfundon njoftimi i PVD-së.
COMMENTS