HomePolitikë

Mustafi emërohet këshilltar për Luginë nga Kryeministri Kurti

Ragmi Mustafi, i cili në përbërjen e kaluar ishte këshilltar politik i ish zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, me vendim të

Afati për ankimim në KRZ skadon të hënën në ora 11:57 (dokument)
Kryetari Shqiprim Arifi si futbollist, luan në ndeshje miqësore dhe uron KF Lugina për titullin kampion
Nga ora 21:00 mbyllen kafiteritë, restorantet, objektet shërbyese, lojërat e fatit…

Ragmi Mustafi, i cili në përbërjen e kaluar ishte këshilltar politik i ish zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës do të vazhdojë detyrën si Këshilltar Politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Mustafi ka ushtruar për një mandat edhe funksionin e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ndërsa aktualisht është kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc si dhe këshilltar nga ky subjekt në Kuvendin Komunal të Bujanocit.

Në postimn e tij, ai ka falënderuar Kryeministrin Albin Kurti për besimin e rikonfirmuar dhe përkushtimin institucional ndaj çështjeve që prekin shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Është nder të vazhdoj këtë përgjegjësi sepse kufijtë administrativë nuk mund të kufizojnë përgjegjësinë kombëtare. Sepse të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk janë çështje e jashtme e Kosovës. Janë provë e karakterit të saj politik. Prandaj puna vazhdon”, ka shkruar Mustafi.

COMMENTS