Këshilli Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar sot seancën e rradhës, edhe ate nën zbatimin e plotës të masave epidemiologjike. Pikat kryesore ishin disku
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar sot seancën e rradhës, edhe ate nën zbatimin e plotës të masave epidemiologjike.
Pikat kryesore ishin diskutimi mbi tekstet mësimore nga Shqipëria dhe përgatitjet për vitin shkollor 2020/21, veçmas mësimi online, shkruan FOLonline.
Kryetati i KKSH-së, Ragmi Mustafa, ka publikuar në profilin e tij ecurinë e këtij takimi:
Ragmi Mustafa: FB
Sot, nën masat e protokollit për mbrojtje shëndetësore nga përhapja e koronavirusit, është mbajtur seanca e dytë e rregullt e Këshillit Kombëtar Shqiptar në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.
Gjatë kësaj mbledhje u aprovua rendi ditës si në vijim:
Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit të procesverbalit nga seanca e parë e rregullt e Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2020.
Konstatim mandatit për anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar, plotësim i vendeve të zbrazëta.
1. Shqyrtim dhe diskutim për testet mësimore nga Republika e Shqipërisë.
2. Shqyrtim dhe diskutim për mësimin online për shkollat shqipe 2020/21.
3. Ndryshimi dhe plotësimi i aktvendimit për Planin e Punës së Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2020, dhe
4. Të ndryshme.
Vlen të theksohet se të gjitha vendimet u miratuan një zëri nga 11 anëtarët e pranishëm.
COMMENTS