HomeNë fokus

Shërbimi i zjarrëfikësve: Zjarri në Corroticë ende nuk është lokalizuar, ekipet janë akoma në terren

Zjarri i cili sot pasdite ka kapluar pishat mbi fshatin Corroticë akoma nuk është lokalizuar. Kështu deklaruan për FOLonline nga Shërbimi Rajon

A ju kujtohet sllogani “Hajnat jasht” ?
Pajaziti: Pse mos t’ishte i mundur koalicioni APN-PDSH në Preshevë?
Ministria kërkon anulimin e konkursit për bujqit, Lutfiu thotë se kjo shtresë do t’i marrë mjetet

Zjarri i cili sot pasdite ka kapluar pishat mbi fshatin Corroticë akoma nuk është lokalizuar.

Kështu deklaruan për FOLonline nga Shërbimi Rajonal i Zjarrëfikësve me seli në Vranjë.

Nga kujdestaria e këtij shërbimi iu është thënë mediumit se ekipet ende janë në terren dhe po luftojnë në lokalizimin e zjarrit.

Ndërkohë, në vendgjarje ka qenë edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka deklaruar se në orët e hershme të mëngjesit pritet edhe asistenca e 3-4 helikopterëve në shërbim të shuarjes së zjarrit.

COMMENTS