HomeKulturë

Në Preshevë përmbyllet manifestimi”Ditët e mërgatës”

"Manifestimi tradicional “Ditët e Mërgatës 2022” përfundoi me sukses. Në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, organizua

Afati i përdorimit të numrave me parapagesë të paregjistruar zgjatet deri më 10 prill
BUJANOCI DHE LIKOVA BASHKËPUNOJNË PËR IPA FONDET
Një hije e zezë mbi donacionin historik

“Manifestimi tradicional “Ditët e Mërgatës 2022” përfundoi me sukses. Në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, organizuam evenimenti multikulturor me rëndësi për kulturën në përgjithësi”, njofohet nga ky institucion.

“Këto dy ditë ishin të pasura me aktivitete të shumta dedikuar mërgimtarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në shtetet perëndimore. Pati edhe ekspozitë nga piktorët preshevarë Shqipërim Fejzullahu Fitore Fejzullahu , Leoneta Abdyli, Pashije Murseli dhe Hatixhe Ibrahimi.
Po ashtu me pjesëmarrjen e tyre në program na nderuan edhe artistë e këngëtarë nga Republika e Kosovës: Diana Toska, Nita Latifi, Ansambli i kēngëve dhe valleve me prof. DILAVAER kryeziu, Ansambli “Shqipet e Vogla” nga Mitrovica ndërsa nga Republika e Shqipërisë Marko Deda, dhe RV Maqedonisë të cilët i dhanë shije artistike programit me aktorin Flakron Aliu.
Ndërsa këngëtarë nga vendi Viola Rrustemi, Leo Oeleo dhe Erlisa. Ndërsa recitoi Maida Salihu.

Shtëpia e Kulturës edhe vitet e ardhshme do të organizojë këso tubime për t’i respektuar mërgimtarët tanë që janë artetia kryesore e Luginës.
Paçin shëndet dhe jetë të gjatë mërgimtart tanë…”, thuhet në njoftimin e shtëpisë së kulturës në Preshevë të nënshkruar nga UD. KUJTIM SADRIU.

COMMENTS