HomePolitikë

Kamberi rizgjidhet deputet

Bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës(KSHL),Shaip Kamberi, ka siguruar votat e mjaftueshme për rizgjedhjen e tij si deputet në

Pas ndryshimeve, investime të huaja në Bujanoc
Fjala e redaktorit: (Mos)Marrëveshjet zgjedhore të Bujanocit
Ministri Selim Selimi takon kryetarin e KKSH-së

Bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës(KSHL),Shaip Kamberi, ka siguruar votat e mjaftueshme për rizgjedhjen e tij si deputet në parlamentin e Serbisë.

Sipas rezultateve preliminare nga vendvotimi nr.6 në Tërrnoc të cilat i ka siguruar FOLonline, kjo është renditja e votave nga zgjedhjet e sotme:

KSHL-698

SPS-8

APN-2

“NADA”-2

SNS-1

Pas mbylljes së procesit, nuk ka patur asnjë vërejtje nga palët në proces verbal.

Ndërkohë, vet deputeti i zgjedhur, Shaip Kamberi, me anë të një postimi në Facebook iu është drejtuar qytetarëve:

Të dashur qytetarë,

Me krejt politikën dhe veprimet penguese të (pu)shtetit qendror, shqiptarët vendorë nuk mbeten pa deputet në parlamentin e ri të Serbisë.

Kjo sot falë votuese të Tërnocit. Kjo në përgjithësi falë vullnetin të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo falë punës së palodhshme të aktivistëve dhe simpatizuesve, atyre të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. Kjo falë përkrahjes së madhe nga kudo ku përqafohen vlerat e demokracisë liberale. Nga kudo ku flitet shqip.

Ju faleminderit të gjithëve nga zemra.

Përgjegjësitë janë të mëdha. Problement janë të shumta. Konteksti është i vështirë.

Por me punë dhe unitet do t’ia dalim.

Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve.

Zotohem se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve që duan të drejta dhe mirëqenie. Interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar.

Zotohem se do ta ndjek politikën e orientimeve pro-perëndimore, për paqe të qëndrueshme në rajon.

Vazhdojmë bashkë!

Për liri, për barazi, për demokraci.

COMMENTS