HomeNë fokus

Ministria Kosovare e Kulturës shpërblen arkitektin nga Bujanoci

Ministria Kosovare e Kulturës çmimin vjetor për vepër shkencore “Zef Mirdita” i  ka ndarë arkitektit të mirënjohur nga Bujanoci, Arbër Sadikit.

SIMPO me fabrikë të re në Bujanoc, punësohen 50 persona
Shtyhen zgjedhjet në KF “ Tërnoci “, Kuvendi i ri zgjidhet më 30 gusht
Tërnoci synon tre pikë në ndeshjen e parë para publikut vendës

Ministria Kosovare e Kulturës çmimin vjetor për vepër shkencore “Zef Mirdita” i  ka ndarë arkitektit të mirënjohur nga Bujanoci, Arbër Sadikit.

Juria profesionale e ka vlerësuar hulumtimin shkencor të Sadikit përmes botimit të tij faktografik “ Arkitektura e ndërtesave publike në Prishtinë 1945-1990”.

Arbër Sadiki me prejardhje nga Bujanoci ka vite që vepron në Prishtinë dhe shquhet ndër arkitektët më të mirë të kohës.

Ai është pjesëmarrës i shumë diskutimeve profesionale në Kosovë ndërsa shpesh paraqet këshilla në emisionet televizive që kanë si qëllim ndërtimet.

Për çmimin e fundit, Sadiki ka paraqitur falenderimet përmes postimit të tij në Facebook.

Postimi i Sadikit:

Çmimi Vjetor për Vepër Shkencore “Zef Mirdita”

Ministria e Kulturës

“Kur bënë një hulumtim, e fundit që mund të të shkojë ndërmend, janë çmimet dhe vlerësimet. Por, ja që kur t’i ndakan, të shijokan.”

Falemderit jurisë për vlerësimin.

COMMENTS