HomeNë fokus

Kamberi dhe Mustafi përmbledhin vizitën njëjavore në SHBA

Dy përfaqësuesit e delegacionit të shqiptarëve të Luginës, deputeti Shaip Kamberi dhe kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafi, kanë përmbledhur vizitën n

Presheva humb shumicën qeverisëse?
Arifi: Të fala për të gjithë shpifësit
Breznica dhe Malësia që dy ditë pa rrymë, mungon edhe uji

Dy përfaqësuesit e delegacionit të shqiptarëve të Luginës, deputeti Shaip Kamberi dhe kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafi, kanë përmbledhur vizitën njëjavore në SH.B.A.

Përmes postimeve në Facebook, ata e kanë quajtur agjendën mjaft të suksesshme dhe produktive për senzibilizimin e çështjes së Luginës.

Postimi i Kamberit:

Për një javë sa qëndruam në SHBA, Çështjen e Luginës së Preshevës e çuam në State departament, Senat e Kongres.

Biseduam me profesorin e Universitetit John Hopkins, Daniel Server.

Ishim te “Vatra”. Takuam humanistin shqiptar Xhim Xhema.

Nuk kërkojmë asgjë më tepër veç trajtim të barabartë. Kundërshtuam tendencat për ndërtimin e standardeve të dyfishta në trajtimin e pakicave.

Reciprocitetin e shohim si zgjidhje.

Të gjithë bashkarisht treguan perkushtim për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Na pret punë e angazhim i pandalur.

Falënderom për Joe dhe Sherly DioGuardi pa të cilët agjenda jonë do tē ishtë më modeste.

Duhet të falënderojmë Faton Bislimin, që na shoqëroi, ndihmoi e që kërkesat tona i ka shndrruar edhe në kauzë të tij.

Veçanërisht falënderoj Qeverinë e RKS dhe kryeministrin Albin Kurti, që sponsorizuan dhe ndihmuan këtë vizitë.

Vazhdojmë më tej.
Vazhdojmë bashkë.

Postimi i Mustafit:

Lugina patjetër në agjendën e Uashingtonit!

Aty është adresa: Departamenti i Shtetit, Senati, Kongresi, Lobi Shqiptaro-Amerikan, japin zgjidhje. Gjithëpërfshirje. Reciprocitet e simetri. Më të fortë e optimist. 🙋

✌️Perfundon faza e dytë e projektit të avokimit të përbashkëta për pozitëm e shqiptarëve në Luginën e Preshevës me Ligën Qytetare 🇦🇱-🇺🇸 të Joe & Shirley DioGuardi, të mbështetur nga Qeveria e 🇽🇰 dhe Kryeministri Albin Kurti.

🤝Kjo ndërmarrje strategjike filloi me takimin historik me të deleguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor – njëkohësisht zëvendës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

👊Takimi me profesorin e Universitetit “John Hopkins”, Daniel P Serwer, rezultoi përnjëherë me publikimin: Reciprocity is vital, but not everything

🙌Takim sa frymëzues po aq edhe inkurajues me Kongresmenin Joe DioGuardi dhe Shirley DioGuardi nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

💪Avokimi për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Amerikë tashmë është në top agjendën edhe të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”.

👉Mbështetje e jashtëzakonshme nga humanisti dhe Shqiptaro-Amerikani më me peshë në SHBA, Jim Xhema nga Medvegja

🤜Takim në zyrën e Senatorit Robert Menendez, kryetar i Komitetit të fuqishëm të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për të siguruar mbështetjen dhe avokimin për Luginën.

👌Paraprakisht, bashkëbiseduam edhe me Jessie Kaplan, përgjegjëse për Politikë të Jashtme të Kongresistit Jim Himes, bashkëkryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin e SHBA-ve. z. Himes mbetet i palëkundur në përkrahjen e pa rezervë ndaj Luginës.

🤜Një bashkëdiskutim të frytshëm për mbështetjen e Luginës me Zach Grossman – drejtor legjislativ dhe këshilltar për politikë të jashtme i Kongresistit Ritchie Torres, bashkëkryesues i Grupit Kongresional për Çështje Shqiptare, të mirëpritur nga Drejtoresha e Zyrës – Nanette Alvarado

COMMENTS