HomeNë fokus

Në Rahovicë përkujtohen dëshmorët e UÇPMB-së

Me ftesë nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe Bashkësisë Lokale Rahovicë, u mbajt manifestimi përkujtimor i 21 vjetorit të rënies së dëshmorë

Përkeqësimi i gjendjes me Covid në Bujanoc, nesër në Shtabin komunal edhe epidemiologu Tiodoroviq
Drejtuesit e Preshevës priten nga ambasadori i OSBE-së
Homazhe tek lapidari (foto)

Me ftesë nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe Bashkësisë Lokale Rahovicë, u mbajt manifestimi përkujtimor i 21 vjetorit të rënies së dëshmorëve të Luginës së Preshevës.

“Kryetari i komunës Shqiprim Arifi, në shoqërinë e zëvendës kryetarit Almin Shaqiri, në mesin e veteranëve, invalidëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve, i pranishëm sot në gurishtë të Rahovicës, për t’i dhënë nderimet më të larta kontributit të pashoq të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc 🇦🇱.

Me fjalë rasti u përkujtua veprimtaria e heroizmi i luftëtarëve martir preshevar si dhe mesazhi që na e kanë lënë amanet për vazhdimësinë e idealit të këtij vendi.

Lavdi urtësisë e bujarisë së dëshmorëve tanë!
Mirënjohje për jetë e mot! 🇦🇱”, njoftoon faqja e komunës së Preshevës në Facebook.

Fjalimi i kryetarit Shqiprim Arifi:

Pranvera e çdo viti na mbledh për të përkujtuar dëshmorët dhe martirët e vendit, veprimtaria patriotike e kombëtare e të cilëve, na obligon të ndjekim rrugën e tyre për nder e dinjitet kombëtar.

Nder e emocion, të jem në mesin e qindra qytetarëve, për të shënuar përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve tanë.

Të tubuar në gurishtë të Rahovicës, në mesin e veteranëve, invalidëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve, për t’i dhënë nderimet më të larta kontributit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc 🇦🇱

Lavdi e mirënjohje për jetë e mot!

COMMENTS