Klubi i Futsallit BSK nga Bujanoci ka arritur të inkuadrohet në Ligën e Dytë të futsallit në Serbi. Gëzimin për këtë sukses nuk e kanë fshehur
Klubi i Futsallit BSK nga Bujanoci ka arritur të inkuadrohet në Ligën e Dytë të futsallit në Serbi.
Gëzimin për këtë sukses nuk e kanë fshehur as drejtuesit e komunës të cilët janë shprehur se Bujanoci ka shpirt sportiv.
Në emër të komunës, pjesë e festës së bujanocasve ishte shefi i kabinetit të kryetarit Nagip Arifi, Sali Salihi.
Postimi i Salihit:
Congratulations Kmf Bsk Bujanovac!
Pas sukseseve në sport të kampionit të boksit Shefat Isufit, KF Tërnocit, organizimit të Mini Festivalit Ndërkombëtar në Basketboll javën e kaluar, mbrëmë edhe klubi i futsallit BSK shënoi sukses duke u ngjitur një rang më lartë, respektivisht në ligën e dytë.
Edhe një herë po dëshmohet se Bujanoci ka shpirt sportiv dhe sporti po na përfaqëson në mënyrë të denjë.
Për këtë arsye, këtë vit buxheti komunal për sport është rritur nga 6,5 milionë në 8 milionë, e që nga viti i ardhshëm do të duhej të rritej edhe më shumë.
COMMENTS