HomeNë fokus

Kamberi rizgjidhet deputet

Në bazë të rezultateve preliminare në zgjedhjet e përsëritura në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka siguruar 686

Forcimi i dialogut interkulturor përmes artit dhe edukimit
Seanca e 25-të e Këshillit Komunal të Bujanocit
Bujanoci në mesin e 10 komunave në Serbi – siguron mbi 8.7 milionë dinarë nga fondet qendrore

Në bazë të rezultateve preliminare në zgjedhjet e përsëritura në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka siguruar 686 vota, 1 votë siguroi SNS, kurse 11 të tjera ishin të pavlevshme.

Në këtë vendvotim, të drejtë vote kishin 1089 qytetarë.

Ky rezultat i ka mundësuar KSHL-së të sigurojë një mandat në parlamentin e Serbisë.

Pas kumtimit të rezultateve, bartësi i listës së KSHL-së, Shaip Kamberi, i cili edhe në sesionin e ardhshëm do të jetë deputet ka falënderuar të gjitha ata që kontribuan që zëri i shqiptarëve të dëgjohet në parlament.

COMMENTS