HomePolitikë

Kamberi: Është nevojë kombëtare bashkërendimi me Kosovën dhe Shqipërinë

Deputeti i rizgjedhur në parlementin serb, Shaip Kamberi, ka falenderuar drejtuesit e institucioneve dhe subjekteve politike në Kosovë ndërsa ka s

Pajaziti: Shqipëria duhet të rishikojë marëdhëniet diplomatike me Serbinë
Qazimi: Askush nuk mund ta njollos luftën e UÇPMB-së
Ka ndërruar jetë Isuf Salihu- Cufa

Deputeti i rizgjedhur në parlementin serb, Shaip Kamberi, ka falenderuar drejtuesit e institucioneve dhe subjekteve politike në Kosovë ndërsa ka shfaqur nevojën e bashkërendimit të aktiviteteve si nevojë kombëtare.

Postimi i Kamberit:

FALEMINDERIT KRYEMINISTËR KURTI,
FALEMINDERIT MEMLI DHE LUMIR.

Qytetarë të nderuar,
Bashkëkombës dhe bashkëvendës,

Duke ju falenderuar të gjithëve nga zemra për mijëra mesazhet mbështetëse që më keni dërguar publikisht dhe privatisht nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi, Maqedonia e Veriut apo Mërgata,

Më lejoni që sot t’i shpreh falenderim të veçantë 3 njerëzve që e përfaqësojnë sot më së shumti politikisht shtetin e Kosovës. Ngase është vërtetë ndjesi tepër e mirë kur politika jote vlerësohet edhe nga pozita edhe nga opozita e Republikës së Kosovës.

Së pari, mirënjohje pafund Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti

Shumë faleminderit Albin. Është nderim i veçantë që politika jonë e shprehur në parlamentin e Serbisë gëzon mbështetjen e hapur dhe të plotë nga Ju, si Kryetar i Qeverisë dhe si bartës i listës më të votuar në Republikën e Kosovës. Kjo përkrahje shpërfaq përkushtimin Tuaj dhe të Qeverisë që kryesoni për interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shtypur dhe të diskriminuar nga Republika e Serbisë.

Së dyti, falenderime të përzemërta dy liderëve kryesor të opozitës në Kosovë, z.Memli Krasniqi dhe z.Lumir Abdixhiku.

Memli dhe Lumir, pos tjerash, përkrahja juaj e vlefshme nga opozita ishte jo vetëm treguese e pjekurisë suaj politike në dobi të një politike sa më cilësore lokale shqiptare, por edhe në shërbim të ndërtimit të unitetit të Republikës së Kosovës karshi Luginës së Preshevës.

Albin, Lumir dhe Memli, përkrahja e Juaj flet edhe për konsensusin aktual pozitë-opozitë në Kosovë për ushtrimin e një politikë të denjë shqiptare në Luginën e Preshevës të bashkërenduar midis nesh.

Për ta parandaluar degradimin e orientimit, organizimit dhe përfaqësimit të politikës shqiptare në Luginën e Preshevës.

Si deputet nga Lugina e Preshevës, me padurim pres të punojmë bashkërisht në këtë drejtim, me Ju dhe me të zgjedhurit e tjerë nga Lugina e Preshevës.

Shumë punë na presin. Por bashkërisht mundemi më shumë. Mundemi më mirë.

Lugina e Preshevës do të bashkërendohet me Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo është e drejtë demokratike. Kjo është praktikë evropiane. Kjo është nevojë kombëtare.

I Juaji,
Shaipi

COMMENTS