HomeShoqëri

Tekste falas për filloristët shqiptarë tê Luginës

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës u pajisën me shpërndarjen falas të teksteve mësimore në gjuhën

Rregullohet qarkorja në fshatin Nesalcë
Kush janë dy të emëruarit si ndihmës të kryetarit Nagip Arifi?
Thirje për regjistrim nga Ministria për Pakica e R. së Serbisë

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës u pajisën me shpërndarjen falas të teksteve mësimore në gjuhën shqipe, një mbështetje që edhe këtë vit sigurohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH).

Kryetari i KKSH-së, Enver Rexhepi, së bashku me bashkëpunëtorët, vizitoi çerdhen “8 Marsi” në Preshevë, ku fëmijëve e edukatorëve iu uruan fillimi i vitit të ri shkollor. Vizitat vazhduan në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe në shkollën “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku u shpërndanë tekstet për nxënësit.

Atmosfera, sipas Rexhepit, ishte e mbushur me gëzim dhe entuziazëm, ndërsa mësuesit dhe drejtuesit e shkollave shprehën mirënjohjen për këtë mbështetje të çmuar.

“Edhe këtë vit, librat për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës financohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Kjo ndihmë është simbol i lidhjes së fortë kombëtare mes Kosovës dhe Luginës”, u shpreh Rexhepi.

Ai falënderoi veçanërisht Qeverinë e Kosovës për përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj arsimit në gjuhën shqipe dhe kujdesin për fëmijët shqiptarë të Luginës.

Në fund, kryetari i KKSH-së uroi të gjithë nxënësit dhe mësuesit një vit të mbarë shkollor, të mbushur me dije, suksese dhe arritje.

COMMENTS