HomePolitikë

Gjithçka që duhet të dini për rivotimin në Tërrnoc

Pas vendimit të Gjykatës Administrative, Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ, ka shpallur ditën e enjte, 28 prill, si ditë të rivotimit në Tërrnoc,

𝐒𝐡𝐨𝐬𝐡𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐨𝐬𝐡𝐭𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐭ë 𝐫𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐭 𝐦𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐚 𝐭ë 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭𝐚
Sot u punua në Bujanoc
Si po rëndohet gjendja e arsimit shqip në Luginë?

Pas vendimit të Gjykatës Administrative, Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ, ka shpallur ditën e enjte, 28 prill, si ditë të rivotimit në Tërrnoc, në vendvotimin nr.6, në objektin e Sh.F. „Muharrem Kadriu“.

Të drejtë vote në këtë vendvotim kanë 1089 qytetarë.

Votimi zhvillohet midis orës 07:00 të mëngjesit dhe 20:00 të mbrëmjes.

Sipas vendimit të KRZ-së, fleta e votimit është me ngjyrë të bardhë dhe është e shtypur në dy gjuhë: serbe dhe shqipe.

Ndërkohë, në mesnatë ka filluar heshtja parazgjedhore e cila skadon të enjten në ora 20:00.

KRZ poashtu ka azhuruar rezultat e zgjedhjeve, kështu që tani në web faqen e këtij institucioni janë hequr votat e vendvotimit ku do të përsëriten zgjedhjet ndërsa të dhënat kanë mbetur për 99,99 % të vendvotimeve apo 99, 98 % të trupit elektoral.

COMMENTS