HomeNë fokus

Pajaziti: Koalicioni lokal mburret me dy mijë euro investime në shkollat shqipe, kurse shkollat serbe renovohen me nga dy milionë euro

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka ironizuar me koalicionin qeverisës lokal rreth investimeve në objektet arsimore në këtë komunë.

Çfarë ka kontestuese në listën e subvencioneve për bujqit e Bujanocit ?
Kamberi: Nga Hill dhe Braathu kërkuam zgjidhje konkrete për çështjet urgjente të shqiptarëve të Luginës
Musliu: Politika e Beogradit nuk ka ndryshuar

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka ironizuar me koalicionin qeverisës lokal rreth investimeve në objektet arsimore në këtë komunë.

Pajaziti ka marrë si shembull renovimin e një shkolle me mësim në gjuhën serbe dhe disa të tjerave me mësim në gjuhën shqipe.

Postimi i plotë i Pajazitit:

Në Bujanoc do të rinovohet shkolla fillore Branko Radiçeviq, vlera e rinovimit është rreth 2 milion euro.

Në procedurë të tenderimit për rinovim është edhe shkolla e mesme Sveti Sava, me vlere përafërsisht të njejtë.

Koalicioni i shqiptarëve mburret me ndrrimin e dritareve në disa shkolla shqipe në vlerë prej 2-3.000 euro.

Kjo e tejkalon hipokrizinë, kalon në injorancë.

COMMENTS