Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka premtuar se për vitin e ardhshëm do të dyfishohen mjetet për zhvillim ekonomik. Këtë fakt Arif
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka premtuar se për vitin e ardhshëm do të dyfishohen mjetet për zhvillim ekonomik.
Këtë fakt Arifi e paraqiti me rastin e nënshkrinit të urdhëresave finansiare në vlerë prej 12.000.000 dinarë për përfituesit e subvensioneve të këtij viti.
Postimi i Arifit:
100.000 € PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK
Pas vendimit të plotëfuqishëm të komisionit për vlerësimin e projekteve të ndërmarrësisë, sot nënshkrova urdhëresën financiare për bartjen e mjeteve për ndërmarrjet ekzistuese dhe Start – Up bizneset të cilat kanë përgatitur komplet dokumentacionin e nevojshëm.
Shuma totale që do t’i ndahet përfituesve të subvencioneve është 12.000.000 dinarë (rreth 100.000€). Shpresoj që këto subvencione do të ndikojnë në zhvillimin e bizneseve, kurse për vitin e ardhshëm do të propozoj që kjo shumë të dyfishohet, me shpresë që këshilltarët e Kuvendit Komunal do ta aprovojnë propozimin tim.
COMMENTS