HomeEditorial

Propozimi i redaktorit: Si të zgjidhet çështja e subvencioneve të bizneseve ?

Pas publikimit të vendimit mbi subvencionimin e bizneseve ekzistuese dhe atyre fillestare nga ana e komisionit përkatës të komunës së Bujanocit ja

Britanezët për vizitë në KKSH
Për momentin i vetmi Pajaziti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë
Kontributi i Asociacionit Qytetar Bujanoci jetësohet në bibliotekën e qytetit

Pas publikimit të vendimit mbi subvencionimin e bizneseve ekzistuese dhe atyre fillestare nga ana e komisionit përkatës të komunës së Bujanocit janë shkaktuar shumë reagime dhe polemika.

Për t’i evituar të gjitha dyshimet, për hirë të transparencës e mbi të gjitha për të vendosur vlerësimin meritor, propozimi im është ky:

  1. Këshilli Komunal të shfuqizojë vendimin e Komisionit,
  2. Komisioni rishtazi të shqyrtoj propozimet, edhe atë sipas këtyre kritereve:

 

A: Të shihet mos vallë dikush ka përfituar edhe viteve të kaluara subvencione nga ana e komunës,

B: Të gjithë konkuruesit të ftohen në shtëpinë e kulturës, komisioni ta lexoj me zë secilin aplikacion  dhe të shihet cilat ide janë më kreative:

A kemi të bëjmë me teknologji informative, vëtëpunësim, shtim të kapaciteteve apo kemi të bëjmë me zadruga ku shiten smoki dhe kondoma.

Sipas bindjes time, vetëm kështu mund të eliminohen padrejtësitë.

P.S. Të gjithë ata që mendojnë se këtyre viteve u është padrejtësi në këtë lëmi por edhe në sferat tjera, i ftoj që të bëhen bashkë, të krijojnë një dosje dhe t’ja dërgojnë Prokurorisë.

Të shihet se si janë harxhuar paratë e taksapaguesve përgjatë këtyre viteve nëpër konkurse të ndryshme

Si është e mundur që në Bujanoc gjatë këtyre dy dekadave nuk është burgosur askush për korrupsion e keqpërdorime?p

E për t’i vënë gjërat në vend nuk mjafton vetëm Facebooku por duhet aksion, edhe atë me emra e mbiemra.

Kështu që për ta çuar në vend frazën e famshme; „Pa ja ç. nonën dikujt nuk të thotë babë“, duhet veprim, edhe atë i shpejt!

 

 

 

COMMENTS