HomeNë fokus

A po i tejkalon kompetencat policia në Preshevë?

Pjesëtarët e stacionit policor të Preshevës kanë ftuar sot në selinë e tyre për një deklaratë aktivistin e Alternativës për Ndrsyhim, Behar Mustaf

Edhe 12.5 milionë për bizneset e Bujanocit
Pajaziti kundër nepotizmit, godet partitë në pushtet
“Gratë në të zeza” dënojnë gjuhën e urrejtjes nga ministri Vulin

Pjesëtarët e stacionit policor të Preshevës kanë ftuar sot në selinë e tyre për një deklaratë aktivistin e Alternativës për Ndrsyhim, Behar Mustafa.

Lajmin e bëri të ditur vet Mustafa përmes një postimi në Facebook duke potencuar se këtë rast familja e tij e ka marrë me mjaft shqetësim.

Sipas tij, denoncues për rastin e sipërpërmendur ka qenë, Isuf Mehmeti, ndërsa motiv për këtë ka qenë „ publikimi i një fotografie në Faceboo nga ana e një qytetari, „Behar Mustafa““.

Edhe po të ishte e vërtetë se aktivisti Behar Mustafa ka publikuar një fotografi të denocuesit, shtrohet pyetja se e çfarë natyre ishte fotoja.

Nëse përmes fotografisë kemi të bëjmë me një kërcënim ndaj personit, atëherë me plotë të drejtë policia duhet të intervenojë, madje të ushtrojë edhe kallëzim penal përmes detyrës zyrtare.

Çdo element tjetër, nëse nuk ka të bëjë me kërcënim, nuk paraqet fushëveprim policor.

Nëse kemi të bëjmë me cenim të privatësisë së dikujt( jashta personaliteteve publike) atëherë kemi të bëjmë me një padi civile ku kompetente janë gjykatat.

Policia në këtë rast mund të inkuadrohet vetëm në fazën tjetër të hetimit eventual.

Por rasti i Behar Mustafës mund të jetë një shkelje flagrante e kompetencave policore dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Para se të ftohet dikush për deklaratë,  fillimisht duhet të hetohet nga policia se e çfarë natyre mund të jetë vepra.

Paramendoni se çfarë do të ndodhte nëse për publikim të fotografive që nuk paraqesin as elemente të veprës penale, as cenim të privatësisë, e as cenim të drejtës autoriale ( këto dy të fundit nuk janë kompetencë e policisë) do të kishte denoncime të rrejshme, atëherë a duhej që policia të trokiste në dyertë e çdo qytetari?!!

Rasti i Behar Mustafës, nëse jo për denoncim të rrejshëm, që mund të jetë element i padisë civile,  në rradhë të parë do të duhej hetuar nga ana e kontrollit të brendshëm të MPB-së.

Me anë të këtij kontrolli, duhet identifikuar se a i ka tejkaluar policia e Preshevës kompetencat e veta me rastin në fjalë?

Nëse po, atëherë dikush duhet të jap llogari.

E pasojat mund të jenë shumë më të rënda nëse kemi të bëjmë me implikime politike në punën e policisë.

 

 

COMMENTS