HomeNë fokus

Donacion për Bujanocin nga Ministria e Ambientit

Sot, në Bujanoc ka qëndruar sekretarja shtetërore e Ministrisë së Mbrojtjes së Ambientit Jetësor, me ç'rast ka nënshkruar kontratën me kryetarin e

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Referendumi i vitit 1992, 97% e shqiptarëve për t’u bashkuar me Kosovën (Pjesa 11)
Në Medvegjë u ndanë kontratat për subvencionimin e subjekteve ekonomike
Ardita Sinani e nominuara e PVD-së si kandidate për kryetare të Preshevës

Sot, në Bujanoc ka qëndruar sekretarja shtetërore e Ministrisë së Mbrojtjes së Ambientit Jetësor, me ç’rast ka nënshkruar kontratën me kryetarin e komunës së Bujanocit për dhënien e pajisjeve për grumbullimin dhe reciklimin e mbeturinave, respktivisht 131 kontejnerë për mbeturina prej 240 L dhe 120 të tjerë prej 1100 L.

Komuna e Bujanocit muaj më parë ka aplikuar në konkursin e Ministrisë së Mbrojtjes së Ambientit Jetësor, ku në mesin e 34 komunave përfituese është edhe komuna e Bujanocit.

Kjo është edhe një përpjekje më shumë për ruajtjen e ambientit ku jetojmë.

Kontejnerët iu kanë dhuruar Ndërmarrjes Publike “Komunali”, e cila ditëve në vijim do t’i shpërndajë sipas nevojës, njofton komuna e Bujanocit përmes faqes së saj në Facebook.

COMMENTS