HomeNë fokus

Ura e Breznicës që do të lidhë Bujanocin dhe Kamenicën

Me iniciativë të përbashkët të komunave të Bujanocit dhe Kamenicës së shpejti do të nisë ndërtimi i urës në dalje të fshatit Breznicë. Lajmin e

Bujanoci përfiton 70 kanta dhe 50 kontejnerë të rinj për mbeturina
Ku janë, ç’farë po bëjnë?
Pajaziti pret nxënësit shqiptarë nga Gjermania

Me iniciativë të përbashkët të komunave të Bujanocit dhe Kamenicës së shpejti do të nisë ndërtimi i urës në dalje të fshatit Breznicë.

Lajmin e bëri të ditur zv/ kryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu, i cili ndër të tjera bëri këtë postim në Facebook:

 

Ndërtimi i urave është një formë lidhje mes njerëzve. Ato forcojnë fatet dhe rrisin mirëqenien. Ndërsa ndërtimi i urës në Breznicë do të forcojë edhe më shumë lidhjen e qytetarëve tanë me Republikën e Kosovës.

Iniciativat e përbashkëta mes Komunave të Bujanocit dhe Kamenicës në fillim ishin vetëm nisma, ndërsa sot po bëhen realitet.

Sot po fillon ndërtimi i kësaj ure që është në bashkëfinancim mes Komunës së Kamenicës dhe Komunës së Bujanocit, ku bashkë me homologun tim z.Faton Jakupin e inicuam dhe sot vëzhguam fillimin e ndërtimit, që do të jetë në funksion të një jete më të mirë për banorët e Breznicës me rrethinë.

Ta gëzojnë banorët e Breznicës dhe gjithë qytetarët e komunave tona.

COMMENTS