HomePolitikë

Pajaziti: Kauza shqiptare po shndërrohet në agjendë personale

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka akuzuar përfaqësuesit e pushtetit lokal në këtë komunës se në mungesë të reali

Edhe këtë vit subvencione për rehabilitim energjetik
Vaksinimi me Astra zeneka pa termin
Kryeministri Kurti emëron Ardita Sinanin këshilltare politike për PBM

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka akuzuar përfaqësuesit e pushtetit lokal në këtë komunës se në mungesë të realizimit të premtive kauzën shqiptare po e shndërrojnë në agjendë personale.

Postimi i Pajazitit në Facebook:

Mosrealizimi i premtimeve, mungesa e ideve dhe dështimet në çdo sferë, bëjnë që kauza shqiptare të shndërrohet në axhendë personale, njëri kundë Vuçiqit, tjetri kundër Vullinit i treti kundër Mitroviqit.

Sa herë që përmenden zgjedhjet fillon njëfarë patriotizmi bajat e pa sens. Këtë herë filloi edhe nje variant i ri i patriotizmit, (urojmë mos të jetë i ndikuar nga varianti Delta i Covid 19) kush më shumë proserb.

Akuzat e atyre që për më shumë se dy dekada e ndanë pushtetin, nuk mund të kalojnë këtë herë. Një mik i imi thotë: “Me kend e han mishin me at’ e dan’ edhe belajën”. Të vetmit përgjegjës për gjendjen e mjerushme në këtë vend, janë politikat e 20 viteve të fundit. Hajrin ia keni pa bashkë, përgjegjësinë mbajeni bashkë.

 

COMMENTS