HomeNë fokus

KKSH kërkon prezencë të shtuar ndërkombëtare në Luginë

Në selinë e KKSH-së kanë qëndruar dy delegacione ndërkombëtare, përfaqësues të OKB-së në Beograd dhe diplomat të ambasadës holandeze. Kryetari

Behluli: Serbia i paraqet aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit si fitore (video)
PVD me ftesë publike për takim të premten
Shqiprim Arifi: Kemi qenë të sigurt në pafajsinë e stafit tonë

Në selinë e KKSH-së kanë qëndruar dy delegacione ndërkombëtare, përfaqësues të OKB-së në Beograd dhe diplomat të ambasadës holandeze.

Kryetari i këtij institucioni, Ragmi Mustafa, është shprehur se në Luginë duhet prezencë më e madhe e Bashkësisë Ndërkombëtare.

Postimi i Mustafës:

BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE DUHET TË JETË MË PREZENTË NË LUGINËN E PRESHEVËS

Dje mirëprita dy delegacione ndërkombëtare në takime të ndara në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ekipin për çështje politike nga zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, znj. Angela Zettler dhe z. Dimitrija Redzic.

Dhe delegacionin e kryesuar nga zv/Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, znj Anne-Sietske Brinks, Koordinatorin rajonal për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, z. Jurriaan Middelhoff si dhe zyrtarët e lartë për siguri dhe stabilitetit të Mbretërisë së Holandës nga Beogradi, Sarajeva, Prishtina dhe Shkupi.

Në dy takimet njoftova me politikat diskriminuese që po I imponohen komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës nga Beogradi zyrtar.

Pozitën e vështirë dhe abuzimi me të drejtat themelore të të drejtave të njeriut, veçanërisht me procesin e pasivizimit të adresave nga autoritetet policore.

Injorimin e skajshëm në realizimin e marrëveshjeve të nënshtruara nga Qeveria e Serbisë dhe përfaqësuesit institucional e politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Dhe domosdoshmërinë e trajtimit të Luginës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Kërkova që bashkësia ndërkombëtare të ketë prezencë e rol më aktiv sa i përket situatës politike dhe të sigurisë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

 

COMMENTS