HomeKoronavirusi

Rreth 800 të vaksinuar në Bujanoc dhe Preshevë

Komunat e Bujanocit dhe Preshevës janë duke qëndruar mjaft mirë kur është në pyetje imunizimi i qytetarëve kundër Covid-19. Që kur ka nisur imu

Arifi: Nga nesër puna fillon në ora 7:00
Të mërkurën seanca konstituive në Bujanoc
Mustafa dhe Kamberi takojnë komisionerin e lartë për pakica

Komunat e Bujanocit dhe Preshevës janë duke qëndruar mjaft mirë kur është në pyetje imunizimi i qytetarëve kundër Covid-19.

Që kur ka nisur imunizimi masiv në Serbi, në këtëo dy komuna janë imunizuar rreth 800 qytetarë, raporton FOLonline.

Në komunë të Preshevës numri i qytetarëve që kanë marrë njërën nga vaksinat e regjistruara në Serbi shkon rreth 450, derisa në Bujanoc ka kaluar numrin 300.

Të interesuarit për imunizim terminin e tyre mund ta caktojnë përmes formës elektronike në : euprava.gov.rs.

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka deklaruar dje se nëse vazhdon ky trend, vaksina ka edhe për rreth 8 ditë, por ka theksuar se shteti do të bëjë gjithçka për sigurimin edhe të më shumë dozave ditëve në vijim.

COMMENTS