HomeNë fokus

Ambasadori i SHBA-së Kristofer Hill në vizitë dyditore në Luginë

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kristofer Hill, do të nis sot vizitën dyditore në Luginë. Diplomati amerikan fillimisht do të qëndrojë në Preshe

Bujanoci nikoqir i takimit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon
Pajaziti për paratë e Kosovës: U shumfishuan organizatat
Albena Mustafa nga sot drejton Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kristofer Hill, do të nis sot vizitën dyditore në Luginë.

Diplomati amerikan fillimisht do të qëndrojë në Preshevë ku do të takohet me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi.

Në agjendën e ambasadorit janë paraparë takime edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, deputetin Shaip Kamberi, kryetarin e KKSH, Nevzad Lutfiu, drejtorin e Trupit Kordinues, Nenad Mitroviq, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Në ditën e dytë të vizitës, ambasadorit Hill do t’i bashkangjitet edhe shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Jaan Bratu.

COMMENTS