Zhvillimi i teknologjisë në shkallë botërore në masë të madhe ka ndikuar në avansimin e shumë sferave shoqërore duke shtuar si kualitetin por edhe
Zhvillimi i teknologjisë në shkallë botërore në masë të madhe ka ndikuar në avansimin e shumë sferave shoqërore duke shtuar si kualitetin por edhe duke zvogluar kohën për realizimin e ptodukteve apo projekteve të caktuara.
Megjithatë, përveç aspekteve pozitive, hovi zhvillimor i teknologjisë ka nxjerrë në sipërfaqe edhe anët negative të saj.
Ekspertët janë në dilemë rreth vlerësimeve por gjithnjë bëjnë apele për kujdesin që duhet shfaqur në shfrytëzimin racional të teknologjisë.
Padyshim se grupi më i goditur nga teprimi i kohës së kaluar në internet përmes pajisjeve elektronike janë moshat e reja e veçanërisht fëmijët.
Në këtë drejtim, edhe Forumi i Gruas së Alternativës për Ndrsyhim në Bujanoc e ka pa të udhës t’i kushtojë vëmendje kësaj problematike.
Mu për këtë, të mërkurën do ta zhvillojë seminarin e parë me ekspertë të lëmisë ku do të diskutohet lidhur me zhvillimin e fëmijëve si në të folur ashtu edhe tek sjelljet e tyre në kohë të teknologjisë së avansuar.
Në aktivitetin i cili fillon në ora 18:00 në ambientet e Hotelit Rozafa, do të ligjërojnë: Tina Asllani-logopede, Xhemile Ramadani Jusufi-psikologe dhe Shemsije Avdiji- pedagoge shëndetësore.
Duke pasur parasysh rëndësinë e temës dhe aplikimin e saj në praktikë FG i APN-së fton për pjesëmarrje pa marrë parasysh përkatësinë partiake.
COMMENTS