HomeShoqëri

VAKSINAT ARRIJNË NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC

 Një kontigjent i ri i vaksinave kundër gripit sezonal ka arritur në Qendrën Shëndetësore në Bujanoc, kështu që nga ky ent i fotojnë qytetarët

Albena Mustafa nga sot drejton Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc
Tribuna e KDNJ: Të rimendohen politikat publike për rimëkëmbjen ekonomike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës drejt prioritizimit të krijimit të vendeve të reja të punës
Rikthehen emocionet e futbollit në TV Spektri

Pas përdorimit të 1.000 dozave që arritën në tetor, Qendra Shëndetësore tani ka marrë edhe 700 vaksina të tjera, konfirmoi për Bujanovaçke Dr. Daliborka Pavlloviq.

– Duhet të vaksinohen njerëzit e sëmurë kronikë, pacientët me sëmundje shoqëruese dhe më të vjetër se 65 vjeç, si dhe të gjithë ata që janë në kontakt me një numër më të madh të njerëzve për shkak të natyrës së punës së tyre, pra, zyrtarë policor, punëtorë shëndetësorë dhe punonjës social – thotë Dr. Pavlloviq

Imunizimi kryhet me udhëzim të mjekut të zgjedhur i cili përcakton indikacionet dhe kundërindikacionet.

Drejtoresha vuri në dukje se testet serologjike ndaj virusit korona më n uk janë duke u bërë në këtë ent, sepse është ndërprerë furnizimi nga Enti i shëndetit publik, por që ajo shpreson se qytetarët mund të testohen me metodën e testimit antigjen, me kërkesën e tyre.

-Testet serologjike që përcaktojnë praninë e antitrupave nuk kryhen më. Ne jemi në bisedime me autoritetet ta përcaktojnë tarifën e testimit të qytetarëve që duan të testohen me analiza të antigjenit, në cilësinë e një shërbimi me pagesë – tha Dr. Pavlloviq

COMMENTS