HomeNë fokus

Pasivizimi i adresave në Luginë: Cakaj kërkon përfshirjen e Këshillit të Evropës

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar përfshirjen e Këshillit të Evropës rreth pasi

Nxënësit e Sh.M. “Sezai Surroi” shkëlqejnë në Festivalin e Teatrit në Gjilan
Kujdes çfarë po komentoni në Facebook, ju pret burgu
Kryetari i KKSH organizon pritje për Ditën e Mêsuesit

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar përfshirjen e Këshillit të Evropës rreth pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë.

Kryediplomati shqiptar këtë e bëri gjatë një bisede me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, znj. Marija Pejčinović Burić.

„Ne presim që trupat përkatës të Këshillit të Evropës ta trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë“, është shprehur ndër të tjera Cakaj.

Postimi i plotë i ministrit Cakaj:

Një bisedë jashtëzakonisht e dobishme me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, znj. Marija Pejčinović Burić, lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ne presim që trupat përkatës të Këshillit të Evropës ta trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë.

Në të vërtetë, kjo mbledhje virtuale është vetëm pjesë e një aksioni më të gjerë diplomatik, për të ngritur alarmin e madh e rritur ndjeshmërinë ndërkombëtare për fshirjen e adresave she gjendjen e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe politike të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

COMMENTS