Komuna e Bujanocit javën që vie do të bëjë ndarjen e paketave për personat me aftësi të kufizuara. Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e komunës n
Komuna e Bujanocit javën që vie do të bëjë ndarjen e paketave për personat me aftësi të kufizuara.
Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e komunës në Facebook.
Ky është njoftimi i plotë:
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me nevoja të veçanta synojmë të ndërgjegjësojmë shoqërinë tonë që perosnat me aftësi të veçanta t’i përfshijmë në procesin e integrimit.
Në mesin e miliona personave me aftësi të veçanta në botë, edhe komuna e Bujanocit në mesin e saj ka dhjetra persona që përballen me sfida të përditshme jetësore, si rrjedhojë ekskluzive e aftësive të kufizuara.
Këtë vit shkollor, komuna e Bujanocit për të lehtësuar mësimin e personave me aftësi të veçanta ka angazhuar rreth 30 asistentë personal për t’i ndihmuar në zhvillimin dhe aftësimin e tyre.
Poashtu, sot kryetari i komunës së Bujanocit ka vendosur që javën e ardhshme të ndajë paketa për çdo person me aftësi të kufizuar në pragë të festës së Vitit të Ri.
COMMENTS