HomeShoqëri

Rreth 14 milionë për Bujanocin, përfitojnë dhe Presheva e Medvegja

Trupi Kordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka publikuar të dhënat për përfituesit e subvencioneve si rrjedhojë e konkursit të fundit për s

PVD: Regjistrimi në Medvegjë po politizohet, të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare
Studentët milionerë
Publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit të popullisë

Trupi Kordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka publikuar të dhënat për përfituesit e subvencioneve si rrjedhojë e konkursit të fundit për subjektet ekonomike.
Ndërkohë, komuna e Bujanocit ka njoftuar se ndërmarrjet mikro dhe ato të vogla nga kjo komunë kanë përfituar rreth 14 milionë dinarë.

Postimi i faqes zyrtare të komunës së Bujanocit:

SHTATË NDËRMARRJE MIKRO DHE TË VOGLA NGA BUJANOCI PËRFTITOJNË SUBVENCIONE NGA TRUPI KOORDINUES I KOMUNAVE PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Në konkursin e shpallur nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë përfituar gjithsej shtatë ndërmarrje mikro dhe të vogla nga komuna e Bujanocit me një vlerë të përgjithshme prej 13.950.000,00 dinarëve.

Shtatë ndërmarrjet përfituese do të subvencionohen nga Trupi Koordinues për blerjen e pajisjeve dhe makinerisë së nevojshme për rritjen e kapaciteteve operuese, e si rrjedhojë do të rrisin prodhimet dhe gjithashtu edhe numrin e punëtorëve, me ç’rast pritet që ndërmarrjet përfituese të punësojnë rreth 15 persona.

Përveç ndërmarrjeve nga komuna e Bujanocit, përfituese janë edhe 5 ndërmarrje nga komuna e Preshevës me vlerë prej 13.050.000,00 dinarëve, dhe një nga komuna e Medvegjës me vlerë prej 3.000.000,00 dinarëve.

Qëllimi i ndarjes së mjeteve është rritja e zhvillimit ekonomik dhe ulja e papunësisë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ky program ka filluar të implementohet nga viti 2012, dhe konsiderohet si programi më i mirë për t’i dalë në ndihmë ndërmarrjeve mikro dhe të vogla.

COMMENTS