HomeNë fokus

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Parlamentin e Serbisë(video)

Shefi i Grupit Parlamentar „ Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak „, deputeti, Shaip Kamberi, ka vendosur sot flamurin kombëtar shqiptar në Parlamentin e

Kryetari Shqiprim Arifi si futbollist, luan në ndeshje miqësore dhe uron KF Lugina për titullin kampion
Parku i Tërnocit bëhet edhe me këndin e fëmijëve
APN: Qeveria e Serbisë emëron udhëheqës të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin e PVD-së.

Shefi i Grupit Parlamentar „ Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak „, deputeti, Shaip Kamberi, ka vendosur sot flamurin kombëtar shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Kamberi këtë e bëri në momentin kur po propozonte ndryshimin e Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare, raporton FOLonline.
„ Nëse flamuri i Serbisë valon në shtetet tjera dhe vendbanimet si Graçanicë, Kumanovë, Kotor, etj, atëherë pse mos të valojë edhe flamuri kombëtar shqiptar i papenguar në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë „, tha Kamberi.
Ky veprim i Kamberit irritoi kreparlamentarin serb, Ivica Daçiq, i cili në disa raste pengoi fjalimin e Kamberit duke pohuar se kjo nuk përkon me Rregulloren e Parlamentit dhe se kemi të bëjmë me një flamur të një shteti tjetër.
Megjithatë, Kamberi insistoi duke folur dhe duke përmendur faktin se ky flamur është më tepër kombëtar sesa shtetëror.
„ Këtë flamur shqiptarët e përdorin nga viti 1443 dhe ky është simbol kombëtar e më pak shtetëror“, u shpreh Kamberi.
Ndaj vendosjes së flamurit kombëtar ka reaguar edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.
Do theksuar se veprimi i sotëm i deputetit Kamberi përkon edhe me festën e madhe mbarëkombëtare, „ 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit“.

Vendosja e flamurit nga deputeti Kamberi (video), linku:

https://www.facebook.com/519050241487621/posts/3655393147853299/

 

 

COMMENTS