Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, ka vazhduar me agjendën e tij drejt senzibilizimit të problematikës së Luginës. Nga Holanda ai ka njoftuar
Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, ka vazhduar me agjendën e tij drejt senzibilizimit të problematikës së Luginës.
Nga Holanda ai ka njoftuar për takimet e rradhës:
Drejtpërdrejtë nga Haga për Luginën e Preshevës
🇦🇱😊:
Një takim i shkëlqyer me Komisionerin e Lartë të sapozgjedhur të OSBE-së për Pakicat Kombëtare,
z. Kairat Adbrakhamanov.
Biseduam vetëm e vetëm për çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Shpalosëm informacion të hollësishëm edhe për disa praktika të tjera atje, lidhur me pamundësinë e përdorimit të hapur të simboleve kombëtare dhe nënpërfaqësimin e rëndë në institucione shtetërore.
Morëm siguri se kjo çështje do të trajtohet me përparësi të plotë nga Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare.
Ne do të vazhdojmë pakursyer për ta shtruar në çdo rrafsh ndërkombëtar fatin e vëllezërve tanë në Luginë!
Së shpejti me disa veprime shtesë 👊…
COMMENTS