HomeNë fokus

Tërnoci bëhet me një inxhinier të ri në Zvicër

Sukseset e bashkatdhetarëve tanë në vendet e Evropës nuk kanë të ndalur. Ata prej vitesh janë dëshmuar si punëtorë të vyeshëm, por majet e arritura

K.K.”Besa” mbanë provimin më masovik deri më tash
Verifikohen mandatet, vazhdimi i seancës së KK në Preshevë caktohet për 30 korrik
Ramadani: Erion Veliaj do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Bujanocit!


Sukseset e bashkatdhetarëve tanë në vendet e Evropës nuk kanë të ndalur.
Ata prej vitesh janë dëshmuar si punëtorë të vyeshëm, por majet e arritura të suksesit në sport, shëndetësi, teknologji, etj, na kanë bërë të ndihemi edhe më krenarë me ta.
Dekadën e fundit, numër e gjithnjë e në rritje i të rinjëve po mbarojnë shkollime superiore duke u shdërruar nu koadro profesionale në lëmi të ndryshme.
Rasti i fundit ka të bëjë me të riun Nehar Aqifi nga Tërnoci me vendqëndrim në Zvicër, shkruan FOLonline.
Nehari, pas studimeve të kryera ka marr titullin inxhier i elektroteknikës.
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm kur dihet se elektroteknika është njëra nga sferat më të vështira për të studiuar, ndërsa kriteret në Zvicër janë shumë të rrepta.
Lajmin për diplomimin e Nehar Aqifit e kanë bërë publik familjarët e tij të cilët kanë shprehur një dozë të lartë gëzimi.

Postimi i familjarëve të Nehar Aqifit:

Ishte koha kur ne shtetin Helvetik, arsyet qe lidhnin shqiptaret me ta, ishin punetoria e krahut dhe kushtet per nje jete me te mire. Fatmiresisht gjerat po ndryshojne! Sot, me shume se kurre ne kete shtet familja jone eshte krenare! Me shume se kurre mbizoteron dija dhe arsimimi! Mbizoteron ajo qe asnjehere nuk del nga “moda” Dituria! Ti e deshmove se mund te i’a dalesh, se me pune dhe perkushtim arrihet gjithcka! Ti je krenaria e familjes tone! Na ke bere zemren mal, o ylli i shpise!
Urime Diplomimi, Nehar!
Zyrtarisht Inxhinier i Diplomuar ne Fakultetin Elektroteknik!

COMMENTS