HomeSport

Tërnoci i’a gërditë futbollin kundërshtarëve

KF “ Tërnoci “ edhe sot është treguar shumë dominues ndaj kundërshtarëve të vet. Me dominim total në fushë ka mposhtur ekipin “ Juzhna Pruga “ nga

Ministria Kosovare e Kulturës shpërblen arkitektin nga Bujanoci
Drejtuesit e APN-së në gjyq për flamurin
Arbër Pajaziti, zëvendës Kryetar i Alternativës Për Ndryshim


KF “ Tërnoci “ edhe sot është treguar shumë dominues ndaj kundërshtarëve të vet.
Me dominim total në fushë ka mposhtur ekipin “ Juzhna Pruga “ nga komuna e Vlladiçin Hanit me rezultat të thellë 8:1.
Luhej minuta e ‘4 e ndeshjes kur pas një depërtimi nga krahu i majtë në brendi të zonës, Bujamin Xhemaili e gjenë të vetëm Hasan Bajramin i cili nuk e pati të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.
Mysafirët barazojnë rezultatin në minutën e ’15 kur kapiteni i ekipit, Ivan Ljubiq me një goditje të fortë jashtë zaonës mposhtë portierin Ramadani.
Por edhe më i bukur ishte goli i kapitenit të “ Agallarëve “, Bujamin Xhemailit. Në minutën e ‘20 nga goditja e dënimit e ekzekutuar për mrekulli gjenë këndin e djathtë të mysafirëve.
Tërnoci vazhdoi me sulme të furishme kur në minutën e ’40 i vetëm në zonë u gjet Vasfi Jusufi i cili ngriti rezultatin në 3:1.
Pjesën e parë vendësit e mbyllën me rezultat 4:1 kur topin e devijuar të portierit nga goditja e Albanot Jonuzit, Xhemaili në minutën e 45-të e dërgoi tek porta e kundërshtarit.


Edhe pjesën e dytë “ të kaltërit “ e nisën shumë bukur.
Pas një kundërsulmi, Hasan Bajrami gati kalon tërë mbrojtjen kundërshtare, përfshirë edhe portierin, dhe në minutën e ’48 thellon diferencën për Tërnocin në 5:1 duke shënuar golin e dytë personal në këtë ndeshje.
Në 6:1 shifrat i ngriti Veton Zeqiri kur po luhej minuta e ’64 me një goditje të efektshme brenda zonës.
Het-trikun në këtë ndeshje Bujamin Xhemaili e shënon me kokë pas një krosimi duke çuar rezultatin në 7:1 në minutën e ’69.
Xhemailit nuk i mjaftuan 3 gola, kështu që u përkujdes të shënonte edhe të katërtin në minutën e ’85.
Në fund, Tërnoci- Juzhna Pruga 8:1.
Pas xhirosë së tretë të zhvilluar, Tërnoci ka 3 fitore dhe 9 pikë të grumbulluara duke zënë pozitën e parë në tabelë.
Në xhiron e ‘4 Tërnoci luan si mysafirë në Vranjska Banjë kundër ekipit “ Mineralac “.

COMMENTS