HomeSport

Stadiumi i Tërnocit merr pamje tjetër, por ka nevojë edhe për ndihmën tuaj

Stadiumi i KF „ Tërnoci „ së shpejti do të marrë një pamje krejt tjetër dhe shumë më të bukur. Kryesia e klubit, falë donatorëve, ka vendosur të bë

Kuvendi i Elektorëve për zgjedhjet në KKSH më 7 maj, ora 10:00 (dokument)
KSH: Përzgjedhja e Lumturie Ahmetit për REM – një arritje e rëndësishme politike dhe institucionale
Nagip Arifi: Rrugëtimi i regjistrimit nuk ishte i lehtë, por ia dolëm


Stadiumi i KF „ Tërnoci „ së shpejti do të marrë një pamje krejt tjetër dhe shumë më të bukur.
Kryesia e klubit, falë donatorëve, ka vendosur të bëjë ngjyrosjen e rrethojave dhe murit poshtë tyre, por për këtë ka nevojë për vollunterë.
Andaj, KF „ Tërnoci „ i ka bërë thirrje të gjithë futbolldashësve që ta përkrahin aksionin i cili fillon këtë të diele nga ora 12:00.

Njoftimi i klubit:

Ftesë për aksionin e radhës në KF
“ Tërnoci “

K.F. “ Tërnoci “ fton vollunterët, sidomos dashamirët e futbollit si dhe simpatizantët e tifo grupit “ Agallarët “ që në mënyrë sa më masive të marrin pjesë në aksionin që ka të bëjë me ngjyrosjen e rrethojave të stadiumit dhe murit poshtë tyre.
Aksioni fillon në ora 12:00, ditën e diel më 20 shtator.
E gjithë puna bëhet në baza vullnetare dhe simbolizon përkrahjen e klubit qoftë edhe në këtë mënyrë.
Pas ngjyrosjes së realizuar, padyshim se stadiumi do të duket shumë më i bukur se deri më tash.
Ejani dhe kontribuoni për klubin tuaj të zemrës.
Përpara “Tërnoci”!

 

COMMENTS