Drejtorët e shkollave me mësim në gjuhën shqipe kanë qenë të ftuar sot në një takim në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Siç ka njoftuar kryetari i KKSH
Drejtorët e shkollave me mësim në gjuhën shqipe kanë qenë të ftuar sot në një takim në Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Siç ka njoftuar kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, në takim është biseduar për arritjen e standardeve dhe cilësisë në arsim.
Postimi i kryetarit Mustafa:
ARRITJA E STANDARDEVE TË CILËSISË NË ARSIM SYNIM I PËRBASHKËT
Sot, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar mirëprita në takim drejtorët e shkollave fillore shqipe në Luginë të Preshevës.
Synimet e përbashkëta janë në arritjen e standardeve të cilësisë në arsim, pas suksesit të madh me sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptar të Luginës, dhe shpërndarjes së tyre për 4052 nxënës shqiptar falas.
Interesi yni i përbashkët është adaptimi me tekstet e reja nga mësimdhënësit, për t’i sjellë standardet më të lartë në mësimnxënie e mësimdhënie si dhe tejkalimin e sfidave të situatës me pandeminë Covid-19 e organizimin të mësimit në distancë.
Nxënësit nga Lugina, do të jenë konkurrent e garues me bashkëmoshatarët e tyre në rajon e me gjerë.
COMMENTS