HomePolitikë

Koalicioni në Bujanoc: Dalin në pah mospajtimet midis PD-së dhe PVD-së

Takimi i dytë i Këshillit Komunal të Bujanocit ka nxjerrë në pah sërish mospajtimet midis partnerëve të koalicionit, Partisë Demokratike dhe Partisë

Forum i gjërë në Vranjë: Sa janë të mbrojtur gazetarët?
Salihi godet Arifin: Me siguri ka mundi, duhet ta përmbush zotimin për përfshirjen në koalicion të atyre….
Rikthehet prodhimi i duhanit në Bujanoc


Takimi i dytë i Këshillit Komunal të Bujanocit ka nxjerrë në pah sërish mospajtimet midis partnerëve të koalicionit, Partisë Demokratike dhe Partisë për Veprim Demokratik.
Shkas për këtë u bë vendimi i këtij organi komunal për të pezulluar njërën pjesë të praktikës profesionale, me përjashtim të shtëpisë së shëndetit, barnatores dhe çerdhes së fëmijëve.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Komunal, kryetari Nagip Arifi një vendim të tillë e arsyetoi me mungesën e mjetëve në Buxhet, shkruan FOLonline.
Arifi tha se programi i aftësimit profesional nuk ishte zhvilluar në vitin 2019 dhe gjithçka ishte bartuar për vitin 2020.
Kryetari i komunës la të kuptohet se kjo ishte bërë për qëllime elektorale nga pushteti i kaluar.
Ai veçmas pati vërejtje për aftësimin profwsional nëpër shkolla, duke theksuar se si i tillë është i panevojshëm për shkak të pandemisë.
Njeriu i parë i komunës, në këtë pronicim theskoi se gjatë gjashtë mujorit të parë janë bërë edhe shpenzime tjera marramendëse të buxhetit.
Ai veçoi shtëpinë e shëndetit dhe barnatoren që tashmë vetëm se i kanë të shpenzuara mjetet e parapara.
„ Jemi duke e përgatitur rishikimin e buxhetit, zgjidhje tjetër nuk kemi „, u shpreh Arifi.
Pas pezullimit të një pjese të programit të aftësimit profesional dhe deklaratave të kryetarit të komunës ka reaguar këshilltari nga PVD, Driton Rexhepi.
Përmes një postimi në Facebook, Rexhepi fillimisht në titullin e shkrimit të tij ka ironizuar me një gabim në të shprehur të kryetarit Arifi rreth shifrave.
Më pas ish-kandidati i PVD-së për kryetar komune, ka theksuar se vendimi për pezullimin e pjesës së praktikës profesionale është akt zhgënjyes për të diplomuarit dhe nxit ndasi tek të rinjtë.
„ Ju kemi zgjedh për të qeverisur, jo të thelloni ndasitë e sidomos mes atyre të rinjëve që edhe ashtu me një këmbë presin të largohen prej Bujanocit, e sigurisht jo prej të mirave që i ofrohen prej qeversjes mirë!“, ka shkruar ndër të tjera Rexhepi.
Por, nuk ka vonuar shumë ka pasuar reagimi i shefit të Grupit të Këshilltarëve të PD-së në Kuvendin Komunal, Jetmit Mehmetit.
Mehmeti duke replikuar përmes Facebookut është shprehur se ish -pushteti ka dërguar praktikantë edhe në prag të pensionimit.
„ Nuk do ketë më “praktikanta” në letër e moler e kamerier në vepër , “ ka shkruar ndër të tjera Mehmeti.
Vlen të thuhet se, siç merr vesh FOLonline, anëtarja e PVD-së,  Resmije Bajrami Ramadani, në mbledhjen e Këshillit Komunal  i kishte kërkuar kryetarit Arifi që praktika profesionale të vazhdojë ashtu siç është paraparë, ndërsa poqëse ka mungesë të mjetëve  të kursehet në asfaltim të ndonjë rrugice.
Ky rekomandim nuk u pranua nga kryesuesi, dhe në fund me vetëm një votë ” Kundër ” ( nga Bujamin Avdiu -PVD ) u votua pezullimi i pjesshëm i paraktikës profesionale.
Në vazhdim mund të ndiqni deklaratën e kryetarit të komunës, Nagip Arifi dhe postimet e këshilltarëve Rexhepi dhe Mehmeti.

Deklarata e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, pas mbledhjes së Këshillit Komunal.
Video- TV Spektri:

Seanca e dytë e Këshillit Komunal të Bujanocit

Gepostet von Spektri am Freitag, 28. August 2020

 

Postimi i këshilltarit të PVD-së, Driton Rexhepi

1 milion e 600 milion!?

Vendimi për anulimin e praktikës profesionale për të sapodiplomuarit në disa institucione, sot në sencën e Këshillit komunal, paraqet akt dekurajues dhe demotivues e poshtërues për të rinjtë që ishin përzgjedhur këtë vit ta bënin stazhin e praktikës!
Arsyetimi banal: qenkan angazhuar të rinjë të PVD-së në prag të zgjedhjeve!?
Po edhe të qëndronte ky konstatim, çka nuk është e vërtetë, janë po ata të rinjë që votat e përfqësuesve tyre në kuvend ju kanë votuar duke zgjedhur institucionet komunale.
Ju kemi zgjedh për të qeverisur, jo të thelloni ndasitë e sidomos mes atyre të rinjëve që edhe ashtu me një këmbë presin të largohen prej Bujanocit, e sigurisht jo prej të mirave që i ofrohen prej qeversjes mirë!
Bini ndërgjegjes gjithë ju që sot aprovuat vendim e tillë, se ata të rinjë nesër mund të jenë fëmijët tuaj, largë qoftë!
Të rinjtë nuk janë statistikë e numra!

Postimi i shefit të G.K. të PD-së, Jetmir Mehmeti

“Praktika” opozitare apo “stazhi” demagogjik

Ata që sot nuk dëshirojnë të flasin të vërtetën dhe të pranojn ndëshkimin e popullit për të bëmat e katër viteve të “praktikës” qeverisëse dështuese e madje edhe neglizhuese sot cicërojnë nga këndi i “stazhit” opozitarë!
Katër vite premtuan se çdo të sapo diplomuar do të angazhonin në praktikat profesionale gjë që dështoji e madje vitin e kaluar as nuk u mbajtën.
Sot cicërojnë në rrjete sociale për praktikat e të sapo diplomuarve kurse dy vite më parë angazhonin në po këto praktika persona afër PENSIONIT!
Ne të rinjët do i aftësojm e nuk do i tradhtojmë kinse po i aftësojm.
Të gjithë të rinjët do aftësohen profesionalisht e do i përgatisim për tregun e punës .
Nuk do ketë më “praktikanta” në letër e moler e kamerier në vepër .

COMMENTS