HomeKoronavirusi

Epidemiologu Tiodoroviq: Gjendja në Bujanoc dhe Preshevë shumë e paqartë, në Bujanoc 12 të vdekur nga korona

Anëtari i Shtabit Republikan të Krizës, Branisllav Tiodoroviq, e ka quajtur shumë të paqartë situatën epidemiologjike në Bujanoc dhe Preshevë. „ Ës

Mirënjohje për Galip Beqirin nga BL e Tërnocit
Bashkia e Tiranës paguan donacionin për palestrën në “N.Frashëri”, Arifi dhe Ramadani shprehin falenderimet
Albena Mustafa nga sot drejton Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc


Anëtari i Shtabit Republikan të Krizës, Branisllav Tiodoroviq, e ka quajtur shumë të paqartë situatën epidemiologjike në Bujanoc dhe Preshevë.
„ Është për keqardhje që një pjesë e njerëzve nga këto komuna nuk shkojnë te mjeku, andaj edhe situata është e paparishikueshme „, tha Tiodoroviq në mbledhjen e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme, raporton FOLonline.
Ai shtoi se shumica e pacientëve nga këto komuna po e kërkojnë ndihmën e profesionistëve shëndetësorë vetëm atëherë kur po u keqësohet gjendja.
„ Andaj në Bujanoc kemi 12 të vdekur nga Korona, e që për një komunë kaq të vogël është numër tejet i lartë „, tha Tiodoroviq.
Epidemiologu Tiodoroviq theksoi se shumica e pacientëve të këtushëm po mjekohen në ordinanca private, ndërsa disa edhe në Kosovë, shkruan FOLonline.
„ Unë nuk kam asgjë nëse këta persona shërohen, por po ndodhë që pastaj pas keqësimit të gjendjes po kërkojnë tretman në spitalin e Nishit „, tha Tiodoroviq.

 

COMMENTS