HomeAktuale

Marrin detyrat drejtuesit e rinj të Bujanocit

Nagip Arifi dhe Enver Ramadani sot edhe zyrtarisht kanë marr detyrat në pozitat drejtuese të komunës së Bujanocit. I pari do të udhëheq me komunën

Qazimi: Askush nuk mund ta njollos luftën e UÇPMB-së
LPD i përgjigjet Frontit për Ndryshim me contra-ftesë
Nuk ka marrëveshje për koalicion as në Tiranë, mundësia e fundit që ajo të arrihet nesër në Bujanoc?


Nagip Arifi dhe Enver Ramadani sot edhe zyrtarisht kanë marr detyrat në pozitat drejtuese të komunës së Bujanocit.
I pari do të udhëheq me komunën ndërsa i dyti me Kuvendin Komunal.
Në ora 11:00, është bërë pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i deritanishëm Shaip Kamberi dhe ai që tash e tutje do të drejtojë komunën, Nagip Arifi.
Në këtë ceremonial prezent ishin bashkëpunëtorët e të dy këtyre personaliteteve.
Pas marrjes së detyrës, kryetari i sapozgjedhur, Nagip Arifi, ka mbajtur një konferencë për media e cila është transmetuar drejtpërdrejt.


Paraprakisht, në ora 09:00 detyrën e parnim -dorëzimit e kanë bërë edhe Adnan Salihu dhe Enver Ramadani i cili në mandatin vijues do ta udhëheq Kuvendin Komunal.
Institucionet e reja të vetëqeverisjes lokale janë votuar në seancën e 22 korrikut.

COMMENTS