Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi rekomandimet e fundit të Shtabit të Krizave për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga
Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi rekomandimet e fundit të Shtabit të Krizave për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja infektive kovid 19.
Objektet hotelierike – kafiteritë, restorantet, baret, klubet e natës nuk do të punojnë nga e premtja në ora 17:00 pasdite deri të hënën në 05:00 të mëngjesit. Orari i tyre i punës do të jetë nga e hëna në të premtem nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 17 pasdite, transmeton FOLonline.
Objektet e hotelierisë lejohen të kryejnë aktivitete të shpërndarjes së ushqimit pa ndërprerje, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, si dhe biznese tjera, veprimtaria kryesore e të cilave është kjo lëmi.
Qendrat tregtare, dyqanet e veshjes, bastoret, kazinotë, objektet e lojërave për fëmijë nuk do të punojnë gjithashtu nga e premtja në 17:00 pasdite deri të hënën në 5 të mëngjesit.
Frizerët, sallonet e ondulimit, sallonet e kozmetikës dhe të bukurisë nuk do të punojnë poashtu gjatë fundjavës. Në këtë grup përfshihen gjithashtu objektet në fushën e sportit dhe rekreacionit – palestrat, qendrat e fitnesit, pishinat, balonet e futbollit, basketbollit, tenisit ose ndonjë sporti tjetër rekreativ.
Të gjitha këto ambiente lejohen të punojnë gjatë ditëve tjera të javës nga ora 5 e mëngjesit deri në 17:00 pasdite, transmeton FOLonline.
Në cilën periudhë punojnë objektet tjera?
Dyqanet ushqimore, dyqane të shitjes me pakicë, si kiosqet dhe të ngjashme me to, mund të punojnë gjatë ditëve të javës dhe vikendeve, deri në orën 21:00.
Farmacitë dhe pikat e karburantit (në pjesën e shitjes së karburantit) mund të punojnë pa ndërprerje, çdo ditë pa kufizime.
Tregjet do të jenë gjithashtu të hapura gjatë vikendit nga ora 6 e mëngjesit deri në 15:00 të pasdites.
Një përjashtim tjetër janë restorantet dhe baret që ndodhen brenda hotelit dhe akomodimi privat. Ata mund të ofrojnë shërbimet e tyre çdo ditë deri në ora 21:00 ekskluzivisht për mysafirët e regjistruar.
Ordinancat mjekësore dhe laboratorët mund të punojnë gjatë gjithë ditës, përfshirë vikendet.
Sportistët profesionistë mund të përdorin objektët sportive për t’u përgatitur për garat e tyre gjatë vikendit.
Objektet dhe institucionet në fushën e kulturës – kinematë, teatrot, muzetë dhe galeritë do të mund të punojnë gjatë ditëve të punës, si dhe të shtunave dhe të dielave, deri në orën 17:00 pasdite.
Objektet dhe dyqanet që ofrojnë shërbime që nuk kërkojnë praninë e klientëve ose kanë prezencë dhe kontakt me kohëzgjatje të kufizuar, të tilla si teknikë e bardhë, rrobaqepës, këpucëtarë dhe xhamëprerësit mund të punojnë gjatë ditëve të punës deri në orën 21:00 dhe të shtunave deri në orën 17:00.
COMMENTS