HomeAktuale

Arifi: Nga nesër puna fillon në ora 7:00

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, me të marrë zyrtarisht detyrën është paraqitur para gazetarëve në një konkferencë për media. Me këtë

Në rend dite buxheti, raportet e ndërmarrjeve publike…
Ambasadori i OSBE-së përsëri në takim me përfaqësues nga Lugina
Kamberi: E habitshme se si kriminelët serbë në Beograd dalin lirshëm nëpër emisione televizive


Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, me të marrë zyrtarisht detyrën është paraqitur para gazetarëve në një konkferencë për media.
Me këtë rast, Arifi nuk është kursyer duke paraqitur një sërë kritikash ndaj përbërjes së kaluar të pushtetit lokal, raporton FOLonline.
Ai përmendi fillimisht gjendjen finansiare të komunës duke e quajtur „ vajtuese „.
„ Kjo gjendje është për t’u vajtuar. Që prej se kanë ardhur shqiptarët në pushtet, në vitin 2002, nuk ka qenë një gjendje e këtillë „, u shpreh Arifi.
I pyetur nga FOLonline se kush është fajtorë për këtë gjendje, Arfi tha se është mirë të pyeten ata që deri pak më parë ishin këtu, duke aluduar në vetqeverisjen paraprake.
Në ndërhyrjen e FOLonline se pushteti paraprak kishte aryetuar bllokadat e shpeshta financiare me dëmshpërblimet për vendimet e gjykatës, Arifi tha se kjo nuk qëndron duke e quajtur pyetjen si provokuese.
Arifi tha se ka stopuar pagesën e disa mjeteve financiare gjatë ditës së premte ngase ai tasshmë ishte kryetar i zgjedhur.
Ai përmendi bllokadën e fundit finansiare të shkaktuar nga Ndërmarrja „ Saba Bellça „, kontratën e së cilën e quajti si diskutabile.
Nagip Arifi foli edhe për punën e punëtorëve të adminiatratës për të cilën pati shumë kritika.
„ Nga nesër puna fillon në ora 07:00 e jo në 10:00 si deri më tash „, tha Arfi.
I pyetur nga FOLonline se a po flet si i zgjedhur nga koalicioni gjithëshqiptarë, Nagip Arifi, tha se është i gatshëm që me partnerët e koalicionit të ulet dhe të shihet se çfarë mund të ndërmirret që gjendja në komunë të përmirërsohet.
„ Nëse koalicioni nuk funksion do të dalim para opinionit dhe do t’i sqarojmë shkaqet e dështimit „ , tha Arifi.
Ai më tej shtoi se është i hapur për inkuadrimin e serbëve në koalicion, edhe ate, siç u shpreh, partisë që ka fituar më së shumti vota nga ky tabor.
Kryetari i komunës, Nagip Arifi, tha se prioritet i qeverisjes së tij do të jetë zhvillimi ekonomik dhe efikasiteti i administratës.
Arifi, në këtë konferencë nuk e përmendi luftën kundër COVID- 19, rastet e të cilëve me shpejtësi të frikshme po shtohen në komunën e Bujanocit.

COMMENTS