HomeAktuale

Partia Demokratike dërgon ftesat për bisedime rreth koalicionit

Partia Demokratike -PD ka nis sot me dërgimin e ftesave për subjektet politike rreth bisedave rreth formimit të koalicionit paszgjedhor në komunë të

Orari i ri i fluturimeve në aeroportin e Nishit: Fluturime të lira në këto destinacione të njohura
Zgjedhjet parlamentare thellojnë hendekun: Akuza dhe gjuhë denigruese midis PVD-së dhe APN-së
Drejtuesit e Aleancës për Luginën urojnë ambasadorin Canaj


Partia Demokratike -PD ka nis sot me dërgimin e ftesave për subjektet politike rreth bisedave rreth formimit të koalicionit paszgjedhor në komunë të Bujanocit, shkruan FOLonline.
Në këtë ftesë dërguar njërit prej subjekteve politike shqiptare, të cilën e ka siguruar FOLonline, thuhet se bisedimet duhet të reflektojnë rezultatin zgjedhor të 21 qershorit.
“ PD fton ekipin e përcaktuar nga kryetari i subjektit tuaj dhe pret konfirmimin për takimin e caktuar të premten në selinë tonë “, shkruan ndër të tjera në këtë ftesë.
Përveç ftesave zyrtare, kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi, sipas burimeve të FOLonline, është parë në kafiteritë e qytetit me përfaqëauesit e SNS-së.
Nuk dihet nëse në këto takime joformale a është biseduar ose jo për koalicionin e ardhshëm qeverisës në nivelin lokal.
PD ka dal fituese e zgjedhjeve lokale në Bujanoc duke siguruar rreth 5100 vota apo 10 këshilltarë në përbërjen e re të Kuvendit Konunal.
Ky organ numëron gjithsejt 41 këshilltarë, ndërsa për të krijuar shumicën e nevojshmë qeverisëse nevojiten të paktën 21 prej tyre.

COMMENTS