HomeNë fokus

Kryediplomati shqiptar Igli Hasani pret në takim dyshen Aliu-Sadriu

Sot në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ministri, Igli Hasani, me bashkëpuntorët e tij,  Kastri

Asfaltohet rruga Tërnoc-Turi
Banesa për rastet sociale apo për refugjatët nga Kosova?
Arifi në Malësi të Bujanocit: Ky vend po gjallërohet

Sot në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ministri, Igli Hasani, me bashkëpuntorët e tij,  Kastriot Robo dhe  Arben Doci, kanë pritur në takim drejtuesit e Aleancës për Luginën Armend Aliun dhe Ilir Sadriun.

Sipas njoftimit të AL-së, në takim, theks të veçant kishin problematikat e Shqiptarëve të Luginës për të cilat ministri u njoftua hollësisht.

„Pasivizimi i adresave, papunësia enorme, mosnjohja e diplomave, problemet në fushën e arsimit, mungesa e informimit shqip, militarizimi i rajonit, ndalimi i përdorimit të simboleve kombëtare, diskriminimi në përfaqësimin në institucione shtetërore që operojnë në nivelin lokal si në gjykatë, prokurori, shëndetësi, polici, dogana etj. ishin pikat me të cilat elaboruam brengat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës“, thuhet në këtë njoftim.

„Ministrin dhe bashkëpuntorët e tij, poashtu i informuam se mungesa e unitetit të faktorit politik shqiptarë po thellon problemet duke shkaktuar polarizime të paarsyeshme (pjesmarrja në zgjedhje parlamentare, krizat institucionale në nivel lokal, etj) por mbi të gjitha po pamundëson hartimin e një strategjie të përbashkët për zgjidhjen e problemeve“, vazhdon më tej kumtesa e këtij subjeti politik.

Aleanca për Luginën, në mes tjerash, në këtë takim shtroi edhe disa kërkesa ndaj Ministrisë:

– Hapja e konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Preshevë.

– Mundësinë e dhënies së shtetësisë shqiptare për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

– Shqyrtimi i sigurimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore sekondare dhe terciale në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë deri në ndërtimin dhe funksionalizimin e një spitali në Luginë.

– Mbështetjen e vazhdueshme për studentët me kuota, bursa dhe akomodim.

– Përfshirja e Luginës së Preshevës në linjë të veçantë buxhetore, për projekte dhe iniciativa të mirëmenduara që sjellin dobi konkrete për qytetarët e Luginës së Preshevës.

„Aleanca për Luginën mori mbështetjen e plotë të Ministrit që në periudhën vijuese në koordinim dhe bashkëpunim të mirëfilltë dhe të drejtpërdrejtë përmes takimeve edhe më të shpeshta të konkretizojmë hapat e veprimit politik të mëtutjeshëm në zgjidhjen e problemeve ekzistuese“, përfundon kumtesa e AL-së.

COMMENTS


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/folonline/public_html/wp-includes/functions.php on line 4615